E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka kthehet në stërvitje

"Calciomercato" bën të ditur se superyllli i Milanit, Kaka, gjatë të premtes ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit të kuqezinjve para ndeshjes kundër Cagliarit, e cila do të zhvillohet të dielën në San Siro. Braziliani ishte dëmtuar në përballjen me Regginan, duke munguar kështu në miqësoren Brazil-Itali, pastaj në derbin e qytetit kundër Interit, si edhe në ndeshjen e parë kundër Werder Bremenit në Kupën UEFA. 26-vjeçari ishte në gjendje ta përfundojë gjysmën e seancës stërvitore të premten, për të vazhduar me ushtrimet specifike. Njoftimet pranë kuqezinjve pohojnë se Kaka mund të jetë në stolin rezervë në ndeshjen e fundjavës kundër Cagliarit, ose ndoshta Ancelotti do ta pushojë për të qenë i gatshëm në ndeshjen e kthimit të Kupës UEFA kundër Ëerderit që do të luhet në San Siro.Braziliani Kaka është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Anccelotit dhe gjatë këtyre ndeshjeve që ai nuk është aktivizuar mungesa e tij është ndejrë shumë.Kuqezinjtë janë në vend të tretë në Serinë A me 45 pikë shumë larg Interit të vendit të parë .Kaka ka fituar gjithçka me Milanin ku përmendim këtu edhe trofetë personal si Topi i Artë dhe Lojtari më i mirë i vitit 2007-të.Brazilaini do të jetë një forcë më shumë në skuadrën e Anccelotit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›