E Diel, 1 Nëntor 2026

elsi-Napoli Di Mateo vlereson kualifikimin

Është krejt normale që të ketë të lumturuar dhe të zhgënjyer pas një ndeshjeje me eleminim në Champions. Veçse, spektakli në “Stemford Brixh” të Londrës duhet t’u ketë shijuar të gjithëve. Edhe Çelsi fitues, edhe Napoli humbës, kanë arsye të jenë krenarë. Trajneri i vendasve, Di Mateo vlerëson karakterin.
 “Ishte shumë e rëndësishme të mbeteshim në Champions. Lojtarët e treguan qartë se nuk donin të eleminoheshin. Jemi shumë të lumtur me këtë paraqitje që do të mbetet në historinë e Çelsit, pasi ishte një përmbysje e madhe. Na ndihmoi shumë fakti që luanim në fushën tonë. Tifozët na ndihmuan që të kualifikoheshim, ndonëse Napoli ishte shumë i rrezikshëm. U përpoqëm të mos pësonim gol dhe ishim të bindur në aftësinë tonë për të shënuar”, vlerwsoia Di Mateo.
Valter Macarri është tepër i qartë. Analiza e tij është perfekte dhe ai nuk fajëson lojtarët për eleminimin.
Trajneri Macarri shprehet se “ne bëmë disa gabime në goditjet standarde dhe ato e kompromentuan kualifikimin tonë. Na mungoi përvoja për të kontrolluar një ndeshje të tillë dhe për të mbyllur llogaritë. Lojtarët tanë janë shumë të rinj dhe ne duhet të rritemi ende. Që nga vërshëllimi i parë u duk se do të ishte një ndeshje e vështirë, por gjithashtu ne nuk patëm fat pasi mund të kishim shënuar më shumë se një gol. Jemi të zhgënjyer, por Napoli duhet të jetë krenar”.
Një sezon i mrekullueshëm i napolitanëve do të vazhdojë në Serinë A, ndërsa blutë e Londrës mbeten me ëndrrën për ta fituar të paktën një herë të vetme Championsin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›