E Diel, 1 Nëntor 2026

Skuadra merr pushimet, Kuzhe vazhdon punën

Vëzhgimet

Janë mbyllur suksesshëm dy miqësoret e fundit me dy fitore 1-0 ndaj Malit të Zi më 25 maj dhe ndaj modestëve të Andorrës, por nëse për futbollistët kuqezinj nisin pushimet, Josip Kuzhe është ende në punë. Mbrëmë tekniku kroat i Shqipërisë ka qenë i pranishëm në stadium gjatë miqësores Gjermani-Bosnjë, ku ka vëzhguar nga afër lojën e boshnjakëve, kundërshtarët tanë në Grupi D për eliminatoret e Euro 2012. është kjo puna e trajnerit për periudhën e mbetur: të lidhë informacion mbi rivalët. Në Podgoricë, Kuzhe provoi skemat që do të përdorë ndaj Rumanisë në ditët e para të shtatorit, pasi malazezët janë një skuadër e ngjashme me rumunët. Më 26 maj ndoqi nga afër një miqësore të Bjellorusisë të zhvilluar në Austri. Andorra ishte një provë gjenerale para përballjes me Luksemburgun. Ndërsa me vëzhgimin e Bosnjës mbrëmë dhe rumunët më 5 qershor ndaj Hondurasit, trajneri i kuqezinjve kompleton idetë e tij mbi rivalët e 4 ndeshjeve të para të Grupit D në shtator dhe tetor 2010.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›