Skuadra spanjolle kthehet në atdhe

E përshëndetur nga korri "Campeones", kombëtarja e Spanjës ka zbarkuar në orën 15:00 në aeroportin e Madridit, ku është pritur nga qindra tifozë. Kapiteni Iker Casillas ka dalë i pari nga avioni me trofeun në dorë, ndërkohë që është pasuar nga trajneri Del Bosque dhe shokët e tij të skuadrës. Spanja fitoi ne finalen e Botërorit ne Johanesburg, duke mundur 1-0 Holandën.
Përfaqësuesja spanjolle ka shpejtuar rikthimin ne shtëpi për të festuar me tifozët suksesin historik që çoi në Spanjë për herë të parë trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Për kampionet e rinj të Botës, Federata Spanjolle e Futbollit ka organizuar në orët e pasdites një festë madhështore, ku në një autobus të hapur futbollistët do të parakalojnë në bulevardin kryesor të Madridit. Menjëherë pas kthimit, ata janë drejtuar në Pallatin Zarzuela për të takuar mbretin e Spanjës, Juan Carlos, ndërkohë që është programuar edhe një takim me kryeministrin Jose' Luis Rodriguez Zapatero.