Skulptori Ermir Grezda realizon albumin e pare
Skulptori Ermir Grezda ka realizuar albumin e tij të parë, ku ka përmbledhur punimet më të përzgjedhura artistike nga vitet ‘70 deri ne ditët e sotme. Realizimi i këtij albumi është realizuar falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës. Artisti e cilëson si shumë të rëndësishëm krijimin e një albumi, i cili nis me një skulptur në bronz të nënës, e cila në periudhën e komunizmit është kritikuar për elementet moderniste.
Në tetor skulptori do të jetë pjesëmarrës në një ekspozitë kolektive në Itali. Artisti Grezda njihet prej shumë vitesh nëpërmjet aktiviteteve krijuese artistike, ku është nderuar edhe me çmimie, gjithashtu prej shume vitesh ai jep mësim dhe si pedagog në Akademine e Arteve. Grezda ka marrë pjesë në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, ku dallohej për gjetjet e reja artistike dhe stilin e tij krijues.