E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama paralajmeron Sirine

Ka qenë një deklaratë e papritur për shtyp ajo e presidentit amerikan Obama në Shtëpinë e Bardhë. Në fjalën e tij ai ka prekur shumë pika, që nga politika e jashtme dhe deri te ajo e brendshme. Eshtë një Obama I vendosur ai që flet pas sulmeve të shtypit. Për situatën në Siri obama nuk ka përdorur një gjuhë të butë: “Përdorimi I armëve kimike dhe biologjike në Siri do të ishte një linëj e kuqe për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në vend duke iu referuar hipotezës se regjimi sirian ka një arsenal kimik që po përdor kundër popullatës. Gjithësesi Obama ka saktësuar se për momentin Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk parashikojën nëj sulm ushtarak por gjërat mund të ndryshojnë. Pasi ka kërkuar dorëheqjene Asad, presidenti amerikan I është përgjigjur dhe akuzave të Mit Romni. Gjatë mnjë mitingu në Nju Hempshajër kandidati republikan e ka akuzuar Obamën se nuk flet aq sa duhet për luftën e gjatë në Afganistan. “nëse do të zgjidhesha president do e informoja më shpesh popullin amerikan për atë që është duke ndodhur në Afganistan. Dhe nëse gratë dhe burrat me uniformë rerzikojnë jetën atje do të doja që presidenti I vendit ët na shpjegonte pak më shpesh se cafrë ndodh dhe pse vazhdojnë të qëndrojën atje. Por ka qenë e menjëhershme replica e Obamës. Këto fhjalë nuk janë të mjaftueshme për dikë që ka kandiduar për të qenë kreu I forcave të armatosura amerikane. E vërteta ëshët se Romni nuk ka thënë asnjëherë se cfarë do të bënte në frontin afgan. Nëse ai ka një plan secret ëshët mirë që ta publikojë sa më shpejt atë, ka përfunduar presidenti amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›