E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skulpturat antike, “mollë sherri” për Athinën dhe Londrën

Në Muzeun e Londrës ndodhet koleksioni me statuja të mermerta greke. Ligjet ndërkombëtare mbrojnë trashëgiminë kulturore të çdo shteti
Në Muzeun Britanik në Londër, miliona njerëz çdo ditë vizitojnë një koleksion të famshëm me statuja të mermerta që i përkasin antikitetit grek e që quhet Parthenon. Ky koleksion quhet nga të gjithë si shembulli më i rëndësishëm i artit Perëndimor dhe projektimit të banesave. Po pse këto statuja greke ndodhen në muzeun britanik? Ko është një pyetje që e merr përgjigjen në materialin në vazhdim. Shumë njerëz i njohin statujat e muzeut britanik si Mermeret e Elginit. Ato janë quajtur kështu prej Lordit Rhomas Elgin, i cili ishte ambasadori britanik në Perandorinë Otomane në fillimshekullin XIX. Perandoria Otomane atë periudhë përfshinte dhe Greqinë. Lord Elgin vendosi që ai ishte në një pozitë të mirë, që mund t’i jepte shtysë koleksionimit të veprave të artit në Britani. Kështu ai mblodhi një grup ekspertësh që e ndihmuan atë të bënte vizatimet dhe kopjet e ndërtesave antike që ishin në Athinë. Në vitin 1801, Lordi Elgin mori lejen ligjore që të merrte copa të gurëve që ishin të vizatuar apo përmbanin fjalë të skalitura. Më tej, një tjetër dokument ligjor e lejonte atë që t’i çonte me anije këto pjesë gurësh apo mermerësh që të dërgoheshin në Londër. Ai ia shiti këto gurë apo mermerë qeverisë britanike për t’u vendosur në Muzeun britanik, i cili besonte se kishte të drejtën që t’i ruante këto punime. Por qeveria greke nuk mendonte kështu. Në 1980, qeveria greke nis një fushatë moderne për të rikthyer statujat, të cilat grekët i quanin Parthenoni i Mermertë. Ministrja e Kulturës së asaj kohe, Melina Mërkuri, e bëri ndërkombëtare fushatën për rikthimin e statujave, duke e ngritur çështjen gjatë një takimi në SHBA. Qeveria greke ka ndërtuar një muze pranë rrënojave të Parthenonit, për të vendosur statujat antike. Atje u vendosën statujat që kishin mbetur në Parthenon si dhe kopje të atyre që ishin në Britani. Të vendosura së bashku, ato tregojnë historinë e kulturës antike. Ministri aktual i Kulturës, Mihalis Lipas, thotë se Muzeu i ri i Akropolit e bën të mundur që skulpturat, që ende janë në Britani, të kenë vendin e duhur dhe të jenë të mbrojtura. Ai thotë se Britania nuk ka më justifikim për t’i mbajtur ende skulpturat. Një zëdhënëse e Muzeut britanik në Londër thotë se Muzeu i Akropolit është një përpjekje e rëndësishme, por ajo thekson se qëllimi i Muzeut britanik është që të paraqesë të gjitha kulturat botërore përpara vizitorëve, kështu ata mund të krahasojnë qytetërimet. Kjo çështje nuk është më vetëm mes qeverive dhe muzeve. Majkëll Repas ka ndihmuar në krijimin e një grupi të quajtur Komiteti Amerikan për Ribashkimin e Skulpturave të Parthenonit. Zoti Repas, një greko-amerikan, thotë se pjesë të historisë së tij janë vjedhur dhe janë vendosur në Muzeun e Britanisë. Ai thotë se situata është sikur të shkëputej një pjesë e Statujës së Lirisë në Nju Jork dhe të vendosej në një muze në një shtet tjetër. Sot, sikurse në kohën e Lordit Elgin, ligjet ndërkombëtare mbrojnë trashëgiminë kulturore të një vendi. Muzetë dhe qeveritë i përdorin këtë ligje për të ndërmjetësuar për të rikthyer këto objekte. Megjithatë, ka hapësira të cilat nuk e saktësojnë kur një muze ligjërisht ka të drejtën që të blejë vepra arti. Për shembull, Marion True është një specialiste arti, e cila punon për një muze në Los Angeles. Që nga viti 2005 ajo ka një proces gjyqësor në Itali. Ajo akuzohet për veprime të paligjshme për fshehjen e objekteve kulturore antike italiane. Për të njëjtën gjë ajo është në gjyq dhe në Greqi. Italia ka forcuar ligjet e saj për këtë çështje dhe ajo po merr rreth 30 objekte që i përkasin trashëgimisë së saj kulturore nga Universiteti i Bostonit. Po e njëjta gjë ndodh dhe me Universitetin Yale, i cili i ktheu Perusë disa objekte që ishin marrë nga qyteti peruan Machupichu. Përpjekjet për mbrojtjen e objekteve kulturore u rritën mbas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1970, UNESCO krijoi një konventë që ndalonte lëvizjen ilegale të pronësive apo objekteve kulturore. Por vende të ndryshme kanë ligje të caktuara për objekte e tyre kulturore.

(VOA)

4 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›