E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tebela e re, si mund te llogarisesh vete pensionin

Jonida Tashi

Nëse jeni në prag të daljes në pension, por nuk jeni të mirinformuar se dhe sa vite pune ju nevojiten për ta përfituar atë, ju mund ta llogarisni vetë se dhe sa kohë ju duhet për të dalë në pension. Gazeta “Albania” po publikon sot katër tabela, të cilat kanë informacionin e nevojshëm për të llogaritur daljen në pension. Gjithashtu, ju do të njiheni edhe me të gjitha dokumentet që nevojiten për plotësimin e dosjes së pensionit.
Pensioni llogaritet dhe jepet në raport me vjetërsinë në punë që kërkohet në vitin përkatës për të përfituar pension të plotë. Çdo vit, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar për çdo person të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Shuma e pensionit të shtetit llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare mujore të 3 viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës. Kjo pagë referuese për llogaritjen e pensionit përzgjidhet nga vetë personi i interesuar që do të dalë në pension, por pa kaluar pensionin maksimal. Të interesuarit që nuk e dinë se sa kohë u duhet për të dalë në pension, mund t’i llogarisin vitet dhe periudhat e sigurimit sipas tabelave përkatëse. Nëpërmjet këtyre tabelave çdo i interesuar mund të llogarisë moshën e daljes në pension si dhe sa vite kontribute i duhen për të pasur një përfitim sa më të madh. Më pas, në bazë të kontributeve të derdhura dhe pagës referuese sipas llojit të punës, secili mund të llogarisë se sa do të jetë pensioni që do të përfitojë sipas kategorisë. Kategoritë e pensioneve janë tre dhe secila prej tyre ka specifikat e veta për të bërë më pas llogaritjen e përfitimit sipas moshës dhe vjetërisë së punës. Kështu, sipas viteve, nga 1993-shi dhe deri në vitin 2008 secila kategori duhet të plotësojë moshën e kërkuar dhe vitet e vjetërisë për të përfituar pension. Mosha e kërkuar për daljen në pension me kalimin e viteve ka ardhur drejt rritjes. Ndërkohë që njëkohësisht me moshën janë rritur edhe vitet e vjetërsisë në punë.

Dokumentet që nevojiten për të marrë pension pleqërie
Mosha
Certifikatë lindje me fotografi
Certifikatë e gjendjes familjare
Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës apo vdekjes së tyre provohet me certifikatë të veçantë lindje, martese ose vdekje
Periudha e sigurimit dhe lloji i punës
Librezë pune ose vërtetim arkivi
Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj
Vërtetim për periudhën e sigurimit lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të ISSH-së
Vërtetim i vjetërsisë në punë në kooperativat bujqësore për ish-anëtarët e saj
Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë
Vërtetim nga dega ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për personat që përfitojnë nga Ligji Nr 7514 datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë“
Për të ardhurat
Vërtetim page që nga viti 1994 dhe në vazhdim
Vërtetim tip nga kontributet për të vetëpunësuarit
Vërtetim toke në Kadastër
Vërtetim shkolle për fëmijët nga 16-18 vjeç, si dhe vërtetim shkolle për studentët deri në moshën 25 vjeç
Vërtetim komune për ndihmë ekonomike
Vërtetim nga tatim-taksat
Deklaratë
Dokumentet për pension familjar
Certifikatë e gjendjes familjare
Certifikatë vdekje e të siguruarit (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes), si tek pensionet e invaliditetit
Koha e sigurimit apo vjetërsia në punë dhe lloji i saj vërtetohet me të njëjtat dokumente si në rastin e pensionit të pleqërisë
Vërtetim i pagës së personit që ka vdekur: a) sipas germës “c” të kapitullit II, kur i ndjeri kishte apo i takonte pension pleqërie; b) sipas pikës II/2 të kapitullit të II, kur i ndjeri kishte apo i takonte pension invaliditeti
Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar
Vendimi i KMCAP-it, për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune
Vërtetimi i organeve të pushtetit lokal që një i ve ose e ve ishin në ngarkim të të vdekurit dhe mban një fëmijë deri në moshën 8-vjeç dhe që ishte në ngarkim të të vdekurit
Procesverbal që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë si dhe vendim i KMCAP kur vdekja është e shkaktuar nga sëmundje profesionale
Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që prindërit, prindërit e prindërve kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur jo më pak se një vit para vdekjes
Dokumentet për të marrë pension invaliditeti
Certifikatë lindje me fotografi dhe certifikatë e gjendjes familjare
Vërtetimi i periudhës së sigurimit (është i njëjtë si për pensionin e pleqërisë)
Vërtetim për profesionin apo natyrën e punës(për punëmarrësin)
Raport mjekësor të gjendjes shëndetësore para periudhës së sigurimit
Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak
Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë shkaktuar nga aksidente në punë/sëmundje profesionale ose sëmundje të përgjithshme (për punëmarrësin)
Fletë drejtimi për në KMCAP, nga institucioni shëndetësor me shtretër, fletë dalje nga spitali dhe ekzaminimet e dokumente të tjera
Vërtetim i mesatares së bazës së vlerësueshme nga 01.01.1994 deri në ditën e lënies së punës
Procesverbal i aksidentit në punë
Vërtetim nga organet e Prokurorisë ose Gjykatës për
rastet kur kërkohet të përfitohet nga Dekreti nr.758, datë 01.04.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”
Vërtetim tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët

Si bëhet një ankim kundër një vendimi të Degës së Përfitimeve
Dokumentet e dorëzuara nga qytetari pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore, pasi pranohen, merren në shqyrtim nga zyra e pensioneve ku ato përpunohen dhe caktohet masa e pensionit. Në rast se qytetari nuk është dakord me ndonjë element të caktimit të pensionit siç është shuma e përgjithshme e vjetërsisë në punë, masa e pensionit etj. me të drejtën që i jep Ligji 7703, ankohet për vendimin e zyrës së pensioneve në Komisionin e Apelit të ngritur pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Nëse merr përgjigje negative nga ky Komision ai ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit Qendror të Apelit që është ngritur pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ankesat e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në gjykatë, nga e cila çështja zgjidhet përfundimisht.

Dokumentet e kërkuara për deklarim dhe pagesë kontributesh Afati i pagimit
Punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar i paraqesin dokumentet e mëposhtme jo më vonë se data 25 e muajit pasardhës. Personi i vetëpunësuar (për vete dhe për punonjësit e paguar të familjes), dorëzon formularët E-SIG 011/a dhe E-SIG 012/a jo më vonë se data 25 e muajit të fundit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

Dokumentet
Formulari i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore E-SIG 011/a: Dorëzohet ne degën e bankës ku paguhen kontributet

Formulari i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shëndetësore E-SIG 012/a: Dorëzohet ne degën e bankës ku paguhen kontributet
Listë-pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat E-SIG 025/a: Dorëzohet ne degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi

Listë-pagesa e përfitimeve të paguara E-SIG 026/a: Dorëzohet ne degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi

Pasqyra e të punësuarve rishtas dhe e të larguarve E-SIG 27/a: Dorëzohet ne degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi

Bode: “Duhet përmirësuar skema e pensioneve”
“Skema aktuale e pensioneve nuk funksionon dhe ka nevojë urgjente për përmirësim”. Deklarata është bërë dje nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i pranishëm në seminarin dy ditor, “Mbi reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri", që u organizua nga Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Banka Botërore. Kreu i Financave shqiptare, Bode, ka pranuar se skema ka probleme dhe nuk është atraktive për publikun. “Raporti kontribuues-përfitues është ende i vogël dhe skema paraqet disa probleme nga të cilat do të përmendja nivelin e ulët të pensioneve, uljen e normës së zëvendësimit në skemë. Pikërisht skema aktuale mbetet jashtë të qenit atraktive për publikun pasi masa e kontributit nuk është e lidhur ngushtë me masën e përfitimit dhe skema është tepër e sheshtë”, ka deklaruar ministri i Financave, Bode. Më tej ai shtoi se, “ndryshimet demografike do të çojnë në rritjen e numrit të pensionistëve në të ardhmen dhe për rrjedhojë për më shumë fonde për të garantuar të drejtat e fituara”. Gjithashtu ministri sqaroi se, “për funksionimin normal të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe për të realizuar pagesën e përfitimeve, buxheti i shtetit ka financuar deficitet e skemës”. Ndërsa Banka Botërore ka premtuar se do t’i japë asistencë qeverisë shqiptare për përmirësimin e skemës së pensioneve. Përfaqësuesja e përhershme e BB-së për Shqipërinë, Camille Naumah, shprehu mbështetjen që BB-ja do të japë në procesin e reformave që do të ndërmarrë qeveria shqiptare në sistemin e Sigurimeve Shoqërore.
E. Koçi

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QE KERKOHET NE
VITE PER SEICILEN KATEGORI / BURRI

Kategoria
I Kategoria
II Kategoria
III
Vitet Mosha Vjetersia e punes Mosha Vjetersia e punes Mosha Vjetersia e punes
1993 50 20 55 25 60 25
1994 50 20 55 25 60 25
1995 51 21 56 26 60 26
1996 51 21 56 27 60 27
1997 52 22 57 28 60 28
1998 52 22 57 29 60 29
1999 53 23 58 30 60 30
2000 53 23 58 31 60 31
2001 54 24 59 32 60 32
01.07.2002 - 30.06.2003 54 24 59 33 60v 6m 33
01.07.2003 - 30.06.2004 55 25 60 34 61v 34
01.07.2004 - 30.06.2005 55 25 60v 6m 35 61v 6m 35
01.07.2005 - 30.06.2006 56 26 61v 35 62v 35
01.07.2006 - 30.06.2007 56 27 61v 6m 35 62v 6m 35
01.07.2007 - 30.06.2008 57 28 62v 35 63v 35
01.07.2008 - 30.06.2009 57 29 62v 6m 35 63v 6m 35
01.07.2009 - 30.06.2010 58 30 63v 35 64v 35
01.07.2010 - 30.06.2011 58 31 63v 6m 35 64v 6m 35
01.07.2011 - 30.06.2012 59 32 64v 35 65v 35
01.07.2012 - 30.06.2013 59 33 64v 6m 35
01.07.2013 - 30.06.2014 60 34 65v 35
01.07.2014 - 30.06.2015 60v 6m 35
01.07.2015 - 30.06.2016 61v 35
01.07.2016 - 30.06.2017 61v 6m 35
01.07.2017 - 30.06.2018 62v 35
01.07.2018 - 30.06.2019 62v 6m 35
01.07.2019 - 30.06.2020 63v 35
01.07.2020 - 30.06.2021 63v 6m 35
01.07.2021 - 30.06.2022 64v 35
01.07.2022 - 30.06.2023 64v 6m 35
2023 e ne vazhdim 65v 35

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT
QE KERKOHET NE VITE PER PERFITIMIN E PENSIONIT
TE PJESSHEM TE PLEQERISE

Vitet Mosha
per burrat Vitet
e sigurimit per burrat Mosha
per grate Vitet
e sigurimit
per grate
1993 60 12v 6m 55 10v
1994 60 12v 6m 55 10v 6m
1995 60 13v 55 11v
1996 60 13v 6m 55 11v 6m
1997 60 14v 55 12v
1998 60 14v 6m 55 12v 6m
1999 60 15v 55 14v
2000 60 15v 6m 55 15v
2001 60 16v 55 16v
01.07.2002 - 30.06.2003 60v 6m 17v 55v 6m 17v
01.07.2003 - 30.06.2004 61v 18v 6m 56v 18v 6m
01.07.2004 - 30.06.2005 61v 6m 20 v 56v 6m 20v
01.07.2005 - 30.06.2006 62v 20 v 57v 20v
01.07.2006 - 30.06.2007 62v 6m 20 v 57v 6m 20v
01.07.2007 - 30.06.2008 63v 20 v 58v 20v
01.07.2008 - 30.06.2009 63v 6m 20 v 58v 6m 20v
01.07.2009 - 30.06.2010 64v 20 v 59v 20v
01.07.2010 - 30.06.2011 64v 6m 20 v 59v 6m 20v
2011 e ne vazhdim 65v 20 v 60v 20v

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QE KERKOHET NE
VITE PER SECILEN KATEGORI

GRUAJA

Kategoria
I Kategoria
II Kategoria
III
Vitet Mosha Vjetersia e punes Mosha Vjetersia e punes mosha Vjetersia e punes
1993 45 15 50 20 55 20
1994 45 15 50 21 55 21
1995 46 16 51 22 55 22
1996 46 17 51 23 55 23
1997 47 18 52 24 55 24
1998 47 19 52 25 55 25
1999 48 20 53 26 55 26
2000 48 21 53 28 55 28
2001 49 22 54 30 55 30
01.07.2002 - 30.06.2003 49 23 54 32 55v 6m 32
01.07.2003 - 30.06.2004 50 24 55 34 56v 34
01.07.2004 - 30.06.2005 50 25 55v 6m 35 56v 6m 35
01.07.2005 - 30.06.2006 51 26 56v 35 57v 35
01.07.2006 - 30.06.2007 51 27 56v 6m 35 57v 6m 35
01.07.2007 - 30.06.2008 52 28 57v 35 58v 35
01.07.2008 - 30.06.2009 52 29 57v 6m 35 58v 6m 35
01.07.2009 - 30.06.2010 53 30 58v 35 59v 35
01.07.2010 - 30.06.2011 53 31 58v 6m 35 59v 6m 35
01.07.2011 - 30.06.2012 54 32 59v 35 60v 35
01.07.2012 - 30.06.2013 54 33 59v 6m 35
01.07.2013 - 30.06.2014 55 34 60v 35
01.07.2014 - 30.06.2015 55v 6m 35
01.07.2015 - 30.06.2016 56v 35
01.07.2016 - 30.06.2017 56v 6m 35
01.07.2017 - 30.06.2018 57v 35
01.07.2018 - 30.06.2019 57v 6m 35
01.07.2019 - 30.06.2020 58v 35
01.07.2020 - 30.06.2021 58v 6m 35
01.07.2021 - 30.06.2022 59v 35
01.07.2022 - 30.06.2023 59v 6m 35
2023 e ne vazhdim 60v 35

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QE KERKOHET
NE VITE PER PERFITIMIN E PENSIONIT TE PJESSHEM TE PLEQERISE

Vitet Mosha
per burrat Vitet
e sigurimit per burrat Mosha
per grate Vitet
e sigurimit per grate
1993 60 12v 6m 55 10v
1994 60 12v 6m 55 10v 6m
1995 60 13v 55 11v
1996 60 13v 6m 55 11v 6m
1997 60 14v 55 12v
1998 60 14v 6m 55 12v 6m
1999 60 15v 55 14v
2000 60 15v 6m 55 15v
2001 60 16v 55 16v
01.07.2002 - 30.06.2003 60v 6m 17v 55v 6m 17v
01.07.2003 - 30.06.2004 61v 18v 6m 56v 18v 6m
01.07.2004 - 30.06.2005 61v 6m 20 v 56v 6m 20v
01.07.2005 - 30.06.2006 62v 20 v 57v 20v
01.07.2006 - 30.06.2007 62v 6m 20 v 57v 6m 20v
01.07.2007 - 30.06.2008 63v 20 v 58v 20v
01.07.2008 - 30.06.2009 63v 6m 20 v 58v 6m 20v
01.07.2009 - 30.06.2010 64v 20 v 59v 20v
01.07.2010 - 30.06.2011 64v 6m 20 v 59v 6m 20v
2011 e ne vazhdim 65v 20 v 60v 20v

4 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›