Skema e zhvatjes së Kosovës nga peshqit e mëdhenj të Federatës
Gazetari amerikan shqyrton raportet e vendit krahasuar me 6 republikat e tjera. Marrëdhëniet në shekuj dhe protestat e studentëve në vitin 1981
Ferguson M. Bordewich*
(Vijon nga numri i kaluar)
Lidhja Komuniste, e quajtur zyrtarit Partia Komuniste Jugosllave, është i vetmi institucion formalisht “kombëtar” që ka 2 milionë anëtarë. Në çdo republikë Partia kontrollon akoma aparatin e qeverisjes dhe mban të hapur pushtetin, si dhe mbyll valvulat për një debatit të lirë. Madje komunistët u janë kthyer më shumë besnikërisë së sistemeve rajonale si dhe konflikteve midis reformatorëve dhe konservatorëve. Për shembull, në Slloveni, Ciril Zlobeç, që drejtoi deri pranverën e kaluar Kongresin e Shkrimtarëve Jugosllavë, publikisht kërkoi t’u jepej fund dënimeve për “krimet e fjalës”. Ai është anëtarë i Parlamentit të Republikës Sllovene dhe drejtor i Departamentit të Kulturës së Radios Shtetërore të Sllovenisë. Në ndryshim, udhëheqësit partiakë dhe ushtarakë në Bosnje dhe Kroaci janë duke promovuar gjithnjë e më shumë teoritë totalitare sipas “Mënyrës së Titos”. Për pasojë, si një disident, Zlobeç e quajti atë si një “totalitarizëm laraman” që luan me ekonominë e vendit si një i çmendur i fshehur nën jorgan”.
Rrënimi i republikave
Gjatë gjithë stanjacionit ekonomik, decentralizimi ka ringjallur xhelozitë e vjetra kombëtare. Serbët janë prirur të fajësojnë “egoizmin” e kroatëve më të pasur për problemet e vendit. Ndërsa kroatët u tregojnë atyre derën duke u pohuar “hegjemoninë” serbe.
Begatia e sllovenëve shpjegohet me Kosovën e varfër dhe Maqedoninë, të cilat janë “vrima të mëdha” për “ndihmën e huaj” të tyre. Hekuri maqedonas shitet nga serbët dhe hungarezët e Vojvodinës për të blerë drithëra në vende të tjera të botës. “Njerëzit në çdo republikë ndiejnë tani se secila po zbret në standardet e tyre të jetesës dhe kjo është rezultat i përdorimit të tyre nga republikat e tjera”, – shpjegon Branko Puhariç, një zyrtar kryesor i qeverisë kroate.
Kosova e diskriminuar
Në të gjitha konfliktet etnike në Jugosllavi, më i paqëndrueshmi është ai i shqiptarëve të Kosovës. Ata përbëjnë 77 për qind të popullsisë së provincës dhe niveli i lindshmërisë tek ata është më i larti në Europë. Në mes tyre nacionalistët kërkojnë një republikë jugosllave në zotërimin e tyre, ose të drejtë e vetëvendosjes dhe bashkimin me Shqipërinë, të cilën e ndajnë “male të thepisura” me Perëndimin.
Në tokën e sllavëve, shqiptarët konsiderohen si njerëzit e tepërt. Kultura e tyre është e kundërt dhe gjuha e tyre e pakuptueshme për fqinjët serbë. Fushat e ulëta të tyre dhe kodrat jopjellore krijojnë “botën e tretë” të vetë Jugosllavisë, ku të ardhurat për frymë në një vit janë 500 dollarë, krahasuar me 1200 dollarë për frymë në Serbi dhe 4000 dollarë për frymë në Slloveni, tej në Veri. Jo më pak se 70 për qind e buxhetit të provincës vjen nga ndihma federative.
“Nacionalistët shqiptarë bëjnë përgjegjës sistemin jugosllav për gjithçka sepse ata nuk e pëlqejnë dhe ata mendojnë se një ndarje e shtetit do të zgjidhë problemet e tyre”, - thotë Xhemajl Hasani, një udhëheqës i Lidhjes Komuniste të Kosovës.
Në vitin 1981 shpërtheu zjarri nacionalist në rrugët e Prishtinës, kryeqytet i provincës. Si rezultat, 9 nacionalistë shqiptarë u vranë, më shumë se 250 ishin plagosur dhe mijëra të tjerë ishin arrestuar gjatë protestave, në të cilat zyrtarët komunistë pohojnë se “edhe fëmijët më të vegjël ishin nëpër rrugë, ku kërkonin një republikë shqiptare”. Në mënyrë sipërfaqësore atmosfera u qetësua që në vitin 1981. Trupat ushtarake janë larguar nga rrugët e Prishtinës.
Megjithatë, në thellësi të vendit, rebelimi i fragmentuar zgjati në kohë.
Marrëdhëniet shqiptaro-serbe
Serbët janë të bashkëlidhur në mënyrë pasionante me Kosovën, kur në periudhën e Mesjetës ishte krijuar mbretëria e parë serbe; shqiptarët që depërtuan në brendësi të rajonit, i zmbrapsën serbët në shekujt e mëpasmë pas pushtimi turk dhe i konsideruan sllavët si “kolonialistë” në tokën e shqiptarëve. Numrat (përqindja e madhe e popullsisë) çon ujë në favor të shqiptarëve. Për shkak të kujtimeve të këqija që vijnë nga inatet e vjetra, shtëpitë e serbëve vazhdojnë të digjen nga fqinjët e tyre shqiptarë në Kosovë. Zyrtarët lokalë pranojnë se serbët e Kosovës kanë humbur besimin tek autoritetet e provincës dhe te Partia Komuniste e Kosovës. Në pesë vitet e fundit, të paktën 120 mijë serbë të indinjuar kanë lënë provincën. “Shqiptarët dhe serbët këtu jetojnë në botë të ndryshme”, - thotë një pedagog i Universitetit të Prishtinës, ku dhjetëra mijëra studentë për momentin kanë pranuar një armëpushim të parehatshëm me autoritetet. “Miqtë e tu këtu përcaktohen duke u bazuar te urrejtjet”.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 13 prill 1986
Titulli është redaksional, ndërsa origjinali është: “Jugosllavia pa Titon”
Autori i shkrimit shkruan shpesh rreth çështjeve ndërkombëtare dhe është autor i një libri për Kinën komuniste
Përgatiti: Albert Gjoka
4 Mars 2008