E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celsi, 94 mln euro per Kaka

“Celsi eshte i gatshem ta shpertheje kasaforten per Kaka”. Me kete titull, shoqeruar me nje foto qe nxjerr kampionin e Milanit me nje fanelle, ku lexohet mbishkrimi “I belog to Jesus” (“Une i perkas Jezusit”) dhe me poshte “and Abramovich”, “The Times” rihap gjuetine ndaj brazilianit. Per te mbeshtetur pretekstet e fundit te bluve, eshte pohimi i fundit i Adriano Galianit rreth nje shume astronomike per Kakane e bere nga klubi londinez. Oferte qe kuqezinjte e kane refuzuar, sepse “qekur Silvio Berluskoni e ka marre Milanin 21 vjet me pare – ka shpjeguar zevendes presidenti i shoqerise se rruges Turati – politika jone ka qene te krijonim nje grup te forte lojtaresh dhe te ecnim perpara me kete grup, pa i shitur lojtaret me te vlefshem”. Per sa u perket shifrave, e perditshmja londineze flet per nje shume qe i kalon 50 milione sterlinat (63 milione euro), ndersa “Daily Telegraph” arrin te hipotetizoje deri ne 75 milione sterlina (94 milione euro), ose e thene ndryshe, e njejta shifer me te cilen Reali i Madridit eshte i gatshem te paguaje per Kristiano Ronaldon. Per te perforcuar tezat qe perdorin per transferimin milioner, dy gazetat nuk harrojne te permendin gjoja pakenaqesine e Kakase per mungesen e kualifikimit te Milanit ne Ligen e Kampioneve (Times) dhe merine e tij ndaj klubit qe nuk e ka lejuar te marre pjese ne Lojerat Olimpike te Pekinit (Telegraph), duke evituar per te shtuar rastet e perseritura ne te shkuaren, kur Kaka ka refuzuar mega ofertat e bera dhe ka shprehur vullnetin per te qendruar kuqezi perjetesisht. Per sa i perket Celsit, klubi e ka mohuar oferten e bere, ndonese edhe guret e themeleve te stadiumit “Stamford Bridge” e dine qe Luiz Felipe Skolari deshiron te kete brazilianin ne skuadren e tij te re dhe se vete Roman Abramovici nuk e ka fshehur kurre se e enderron me fanellen blu. Ja pse shtypi britanik shkon me tej ne kete histori dhe fut ne kete mes edhe Didie Drogbane, si nje shkembim teknik per kalimin e brazilianit te Celsi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›