E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllaven Bilic ruan traditen, Kroacia mposht Gjermanine

"Nese luajme si ndaj Austrise, atehere do t'i themi lamtumire evropianit", keshtu deklaroi ne perfundim te takimit te pare ne grupin B kunder vendesve austriake trajneri i Kroacise, Sllaven Bilic. Dhe ka pasur te drejte. Njeri nga njerezit qe mbahet mend ne fitoren e bujshme 3-0, qe Kroacia e tij arriti ne boterorin e vitit 1998 ne France, ne cerekfinale dhe pikerisht kunder Gjermanise, ishte arkitekti i nje ekipi qe luajti gjeometrikisht perfekt dhe nuk hasi asnje rezistence nga ana e kundershtarit. Qe ne shkembimet e para te topit, Kroacia ve veton ne fushe. Gjermanise i duhet shume pune per te shkuar deri ne porten e Pletikoses, ndersa kroatet me pak shkembime te topit rrezikojne mjaft ne porten e mbrojtur nga Jens Lehman. Per t'u ardhur ne ndihme kroateve, ka menduar dhe anesori i djathte Jansen, qe kurre nuk arriti te markonte sic duhet. Pikerisht ne ate krah, kroatet gjeten nje miniere ari. Goli i pare erdhi pikerisht nga mefshtesia e Jansen, qe nuk sheh Srna nga pas. Kroati i vjedh kohen dhe shtyn topin ne rrjete, duke cuar peshe mijerat e tifozeve kroate te pranishem ne Klagenfurt. Korluka ben c'te doje nga ai krah dhe ne dy zbritje te rrezikshme, kroatet kane ne dore dy gola te sigurt, por tregohen zemergjere dhe nuk e kapitullojne Gjermanine. Sidoqofte, skenari i fitores ishte lene per ne fraksionin e dyte. Lev kerkon te ndryshoje dicka, duke hequr Jansenin ne nje dite te zeze dhe duke futur Odonkorin, por, pavaresisht se Gjermania synon me shume drejt portes se Pletikoses, mbrojtja eshte serish delikate. Per ta vertetuar kete mendon Ivica Olic, qe shenon golin e "KO"-se per Gjermanine dhe i afron te tijte me shume me cerekfinalen. Nje krosim i devijuar nga Lahm, mashtron Lehamnin ne kunderkohe, qe nuk e ndal dot topin, i cili perplaset ne shtylle dhe kthehet ne loje. Per Olic me porten e boshatisur, nuk eshte e veshtire te shenoje golin e pare ne kete evropian. Ka kohe per nje gol te Podolskit dhe kartonin e kuq te Shvainshtaigerit, por historia mbyllet me kaq.

Kroaci-Gjermani 2-1

Shenues: Srna 24', Olic 62'/ Podoslki 79'

Kroacia: Pletikosa, Korluka, Kovac, Simunic, Pranjic, Srna (Leko 80'), Modric, Kovac, Rakitic, Kranjcar (Knezevic 85'), Olic (Petric 73')

Trajner: Sllaven Bilic

Gjermania: Lehman, Lahm, Mertesaker, Metzelder, Jansen (Odonkor 46'), Fritz, Frings, Ballak, Podolski, Klose (Kuranji 82'), Gomez (Shvainshtaiger 66')

Trajner: Hoakim Lev

Gjyqtar: Frank De Bleker (Belgjike)

Kartone te verdhe: Srna, Simunic, Leko, Modric, Balak, Lehman

Karton i kuq: Shveinshtaiger


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›