Prokuroria heton "Ben Qimen" per trafik droge dhe sulm ndaj policeve
Tirane - Prokuroria e Tiranes ka marre ne shqyrtim materialet shtese te paraqitura nga ana e policise per Arben Isufajn, te njohur edhe me nofken "Ben Qimja". Burime nga Prokuroria e Tiranes kane bere me dije se ne ngarkim te 37-vjecarit, ka ne dispozicion disa dokumente, ne te cilat tregohet se ky i fundit ka kundershtuar punonjesit e policise, si dhe disa akte per sasine e droges me peshe rreth 200 kg, te kapur 3 vjet me pare dhe nje kundershtim ndaj forcave te policise. Po keshtu, burimet kane bere me dije se do te rishikohen te gjitha dokumentet per te pare edhe implikimin e Qimes ne vrasjen e Pirro Kocise, me 12 gusht te vitit 2002, ne rrugen "Him Kolli", akuze per te cilen eshte arrestuar ne fillimjave prane Kopshtit Botanik dhe ku sot do te jepet masa e sigurise. Pas rihapjes se kesaj dosjeje, prokuroria dhe efektivat e policise kane rihetuar dhe kane arritur ne perfundimin se nje nga bashkepunetoret e vrasjes se Pirro Kocise ka qene dhe "Ben Qimja". Prokuroria ka nisur hetimet ne lidhje me aktivitetin e Isufajt me pare, njohjet e tij me viktimen dhe mundesine e ndonje rivaliteti per arsye trafikimi. Sipas burimeve, verifikimi i ketyre materialeve do te ndihmoje hetimet e prokurorise. Sot ne Gjykate te Tiranes do te caktohet dhe masa e sigurise ne ngarkim te 37-vjecarit nga Fieri. Prokurori i ceshtjes i ka depozituar gjykates edhe kerkesen e tij. Ne kete kerkese, prokurori i kerkonte gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg". Arben Isufaj njihet si biznesmen ne fushen e ndertimeve te pallateve dhe si i forti i qytetit te Fierit. Ky i fundit kishte arritur te fitonte ne Gjykaten e Larte, e cila kishte shuar masen e sigurise ne lidhje me akuzen per vrasjen e Pirro Kocise. Isufaj akuzohet per disa vepra penale, ate te trafikut te lendeve narkotike, si dhe per bashkepunim ne disa vrasje te tjera. Pas lirimit te tij nga Gjykata e Larte, policia mesohet ta kete fshire kete te fundit nga lista e personave ne kerkim. Gjithashtu, ne baze te dosjes se prokurorise, Isufaj njihej edhe si nje nga furnizuesit e "Bandes se Lushnjes" me lende narkotike, ku nje nga anetaret e saj ka qene edhe viktima Pirro Kociu, per te cilen 37-vjecari akuzohet.
R.Caushaj
R.Caushaj