E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trakte ne qytet kunder qeverise para vizites se Kryeministrit

Lac - Persona ende te paidentifikuar kane mbushur qytetin e Lacit me trakte te ndryshme, ku sulmonin qeverine per situaten me te fundit. Bashkia dhe policia vendore nisen menjehere hetimet mesditen e djeshme, duke mbledhur te gjitha letrat e shperndara ne qytet. Ngjarja ka ndodhur pikerisht nje dite para vizites se paralajmeruar te Kryeministrit Sali Berisha ne kete qytet per inaugurimin e disa veprave te ndryshme. Burime zyrtare thane se nga teksti i letres dyshohet se behet fjale per nje grup pensionistesh, si autore te shperndarjes. Letra duket se eshte nje kunderpergjigje qe i eshte bere personaliteteve te vendit, te cilet kane marre me pare nje leter ankimore nga ana e pensionisteve te Lacit, por qe nuk u eshte kthyer asnje pergjigje. Letra mban daten 29.05.2008, duke bere edhe ironi me nje ngjarje qe bente fjale per sulmin nga derri i nje femije te mitur. Madje, kane shkuar deri aty sa kane deformuar edhe emrat e zyrtareve vendore, per shkak se keta nuk i kane ndihmuar rreth problemeve ne nje pergjigje, qe u kane kthyer per shqetesimin e ngritur. Po keshtu, ne letren, e cila eshte shperndare ne te gjithe qytetin ne emer te pensionisteve, denoncojne edhe faktin e ndertimit te nje uzine te re shkrirje hekuri ne Lac, qe, sipas letres, i perket nje drejtuesi te larte te shtetit. "Ne do vazhdojme te afishojme letra per dite neper qytet, derisa keta drejtues institucionesh te reagojne ndaj situates se krijuar ne Lac", thuhet ne letren qe eshte shperndare ne qytet dhe nuk mban autoresi. Kjo situate ka alarmuar edhe Bashkine e Lacit, qe ka nxjerre makina te ndryshme me qellim mbledhjen e tyre. Letrat kane qene te shperndara ne te gjitha rrugicat e qytetit dhe punonjesve u jane dashur disa ore per t'i mbledhur.

Policia

Zyrtare te policise vendore thane dje, per gazeten "KJ", se kane nisur hetimet per ngjarjen. Madje, ne qytet jane perqendruar forca te shumta policie per te siguruar qetesine diten e sotme, gjate vizites se Kryeministrit Sali Berisha. Dyshohet se autore mund te jene nje grup pensionistesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›