Trafiku i 17 kg heroine, gjykata jep 30 vjet burg
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda denoi dje me 30 vjet burg dy te pandehurit e akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Megjithese kishte kerkuar me pak nje prej te akuzuarve, trupi gjykues ka dhene nje vit me shume burg, duke ia zbritur te pandehurit te dyte. Dje togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Ardit Mustafaj, kane shpallur fajtore dhe kane denuar me 14 vjet heqje lirie Shpetim Hushin dhe 16 vjet Petrit Xhepen. Nje seance me pare, prokurori i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtore dhe denimin e Hushit me 13 vjet heqje lirie, si dhe 17 vjet te pandehurin Xhepa. Nderkohe qe mbrojtja i ka kerkuar gjykates pafajesine e klienteve te saj. Dy te pandehurit, sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane tentuar te trafikojne 17 kg heroine. Me 24 janar te vitit te kaluar, Shpetim Hushi ishte kthyer nga shteti fqinj, Italia, nepermjet portit te Durresit. Ai ka kontaktuar me te pandehurin Xhepa dhe, tri dite me pas, rreth ores 22:00, Hushi do te udhetonte serish drejt Italise. Por, gjate kontrollit te ushtruar ne piken doganore, nga punonjesit e policise, ne bashkepunim me oficeret e Drejtorise se Luftes Kunder Krimet te Organizuar, Hushit i eshte gjetur rreth 17,5 kg lende narkotike, e cila ka rezultuar te jete e llojit heroine. Lenda narkotike ishte fshehur serbatorin e vetures tip "Audi", me targa CG016BF, prone e te pandehurit Shpetim Hushi. Sasia e heroines ishte e futur ne 30 pako, me permasa 16 dhe 4 cm. Me pas, ajo droge do te trafikohej ne drejtim te Italise me traget. Dy te pandehurit akuzoheshin "trafik nderkombetar te lendeve narkotike" e kryer ne bashkepunim. Gjate hetimeve, dy te rinjte nuk kane pranuar pronesine e mallit, duke mohuar akuzat e ngritura. Por prokuroria deklaroi se dispononte prova te mjaftueshme qe Hushi e Xhepa ishin te perfshire ne kete rrjet te trafikut te narkotikut Shqiperi-Itali.
R.Caushaj
R.Caushaj