E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do rrefej emrat e 'Bandes se Durresit'"

Redinalda Caushaj

"Te gjitha krimet e kryera nga grupi, do t'i tregoj ketu, sa here qe ju te me therrisni per te deshmuar. Por jo vetem kaq, do tregoj edhe emrat e tjere te kesaj bande". Kjo deklarate eshte bere dje nga ana e te penduarit te "Bandes se Durresit", Adriatik Coli, i cili ka fituar edhe statusin e deshmitarit te mbrojtur nga drejtesia. Pas disa seancave shtyrjeje se procesit gjyqesor, dje avokatet mbrojtes u kane paraqitur togave te zeza, te kryesuara nga gjykatesi Gurali Brahimllari, te gjitha provat qe do t'i paraqesin gjykates ne lidhje me kete proces gjyqesor. Do te jene 20 persona deshmitaret e thirrur nga ana e avokatit mbrojtes te Lulzim Berishes, i cilesuar si kreu i bandes. Per tre ore me radhe, procesi gjyqesor ne ngarkim te 17 anetareve te grupit, dy nga te cilet ne kerkim, jane lexuar provat e avokateve mbrojtes. Mes te pandehurve ka qene edhe Adriatik Coli, i cili per disa seanca me radhe ka refuzuar te jete prezent ne salle, por dje ka qene i rrethuar nga dhjetera forca speciale. Nen masa te rrepta sigurie, i shoqeruar nga ana forcat e "Briskut", Coli qendronte i ulur jashte kafazit, ku asnje prej te pandehurve te tjere, kolege dhe ish-kolege te tij nuk e shihnin. Nuk i eshte trembur syri, madje ka kercenuar anetaret e bandes se do te tregoje gjithcka. Jo vetem krimet, por do te rrefeje dhe emra te rinj te kesaj bande, te cilat nuk jane permendur me pare, por qe dyshohet te kene marre pjese ne kete grup te strukturuar kriminal. Ndersa Coli eshte ulur, te gjithe te pandehurit e tjere kane heshtur. Seanca gjyqesore ka vazhduar me kerkesat paraprake te avokateve mbrojtes, te cilet akuzuan Colin se po perdorte qellimisht statusin e deshmitarit te drejtesise, pasi vete eshte i perfshire ne keto ngjarje. Po keshtu, ata kane hedhur edhe akuza per nderhyrje te politikes e paanshmeri te trupit gjykues. Seanca gjyqesore eshte shtyre, per te vendosur ne lidhje me kerkesat paraprake te lexuara. Te akuzuarit e dosjes jane Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Endrit Dokle, Dritan Coli, Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Sipas prokurorise, nga viti 1998 deri ne vitin 2002, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Endrit Dokle, Bujar Gashi, si dhe Klodian Saliu, Ilir Xhunga, Arben Paja, qe jane vrare kohe me pare, kane qene anetare te nje organizate te vetme kriminale. Me pas, mes drejtuesve te kesaj organizate ka pasur konflikte, si pasoje e mosmarreveshjeve ne lidhje me kontrollin e trafikut te droges dhe kontrollin e pasurive te vena nga keto trafiqe, duke cuar ne ndarjen e tyre. Nje nga drejtuesit e grupit, Klodian Saliu, u ekzekutua ne autostraden Tirane-Durres ne fillim te vitit 2005, ndersa sipas prokurorise vendi i tij u zu nga Indrit Dokle, kurse krimi iu faturua grupit te Lulzim Berishes. Ky i fundit u kap ne Maqedoni gjate vitit 2006.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›