E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si vleresohet nga ekspertet marreveshja provizore per kufirin

Afrim Hoti politolog ne Universitetin e Prishtines e pershendet marreveshjen si nje hap drejt negociatave per nje zgjidhje afatgjate Mendoj se kjo marreveshje ofron nje modus vivendi ndermjet Kosoves dhe Serbise. Nje marreveshje e tille vetem sa provon te sanoj efektet e protestave te fundit te banoreve serbe te pjeses veriore te Kosoves. Gjithsesi kjo marreveshje nuk shenon ndonje marreveshje ne esence ose zgjidhje te problemit ne mes te paleve por eshte nje kornize qe siguron paqen dhe i ben thirrje paleve qe te ulen ne tavolinen e bisedimeve dhe te gjejne nje zgjidhje afatgjate.

Per analistin dhe ekspertin e ekonomise Ibrahim Rexhepi kjo marreveshje eshte ne funksion te qetesimit te perkohshem te gjendjes. Nderkaq sa i perket permbajtjes ai do te deshironte te kete me shume qartesi Per marreveshjen e arritur sundon nje fare konfuziteti per shkak se ajo cfare ka prezantuar qeveria e Kosoves nuk eshte plotesisht e ngjashme me ate qe pershkruhet apo flitet rreth takimit te presidentit serb Tadiq me serbet e pjeses veriore. Por sido qe te jete marreveshja ka me teper kuptimin qe te ulen tensionet se sa te ofroje nje zgidhje te qendrueshme dhe qe do te kenaqte qendrimet e qeverise se Kosoves. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Afrim Hoti

Nga ana tjeter Afrim Hoti e vlereson me pozitivisht marreveshjen e arritur. Per te kryesore eshte perfitimi qe kane nga ajo te dyja palet Une mendoj qe eshte nje hap i mire dhe se eshte arritur efekti permes kesaj marreveshje. Tensionet po ulen dhe po behet thirrje qe palet te ulen ne tavolinen e bisedimeve. Kjo marreveshje gjithsesi se ka benefite si per njeren ashtu dhe per palen tjeter. Serbet perfundimisht i heq nga rruga me barrikada ndersa pales kosovare i jep nje benefit tjeter qe konsiston ne faktin se ne tavolinen e ardhshme te bisedimeve pala kosovare do te kete pozicion me te favorshem. Perkunder faktit qe doganieret dhe policet kosovare nuk jane ende teresisht te pranishem ne dy pikat kufitare megjithate ato pika kufitare tani kontrollohen nga Kfor-i dhe vendimi i qeverise se Kosoves per reciprocitet zbatohet.

Kurse Ibrahim Rexhepi e quan marreveshjen vetem nje zgjidhje kalimtare te detyrueshme Nuk do te kisha thene se ky eshte kompromis me i mire i mundshem por mund te jete kompromisi i detyrueshem sepse nuk ka pasur alternative tjeter...Me teper mund te them se eshte nje perpjekje per te blere kohe per krijimin e nje hapesire kohore ku ndoshta do te gjendet nderkohe nje modalitet me i pershtatshem qofte per qeverine e Kosoves apo qofte per serbet ne rajon...

Hoti i cili ka nje qendrim me pozitiv ndaj marreveshjes e sheh ate edhe si nje fitore per popullaten e veriut te Kosoves. Kjo eshte nje marreveshje e mire per serbet nderkohe qe eshte nje goditje per strukturat kriminale. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Erhard Bhler

Rexhepi ndodhet ende nen ndikimin e perleshjeve te diteve te fundit ne veri te vendit. Prandaj ai kerkon nje angazhim me te forte te bashkesise nderkombetare ne Kosove.

Kur shoh pamjet qe vijne nga pjesa veriore e Kosoves me kujtohen ato ditet e para te fillimit te luftes ne Kroaci por nuk mendoj se eshte viti 1990 apo 1991 ku mund te kete eskalime te nivelit te tille. Megjithate situata do te tensionet dhe faktori nderkombetar duhet te jete shume me aktiv dhe te nderhyje qofte ne Prishtine apo ne Beograd ne menyre qe te gjeje modalitetin e zgjidhjes.

AutorEsat Ahmeti
RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›