E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovaket ne raundin e dyte te zgjedhjeve

Sllovaket kane filluar te votojne sot ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale qe kane perballe presidentin e deritanishem, Ivan Gasparovic, qe jepet si fitues i ketyre zgjedhjeve dhe sociologen Iveta Radicova. Afro 6 mije qendra votimi u hapen ne oren 07:00 lokale dhe mbi 4 milione zgjedhesit do te kene mundesi te votojne deri ne oren 22:00 per te zgjedhur kreun e ri te shtetit. Rezultatet priten te dalin rreth oreve te para te mengjesit. 68 vjecari Gasparovic, nje politikan i vjeter , doli ne krye te raundit te pare me 20 mars me 46,7 per qind te votave, kundrejt 38 per qind qe mori kundershtarja e tij. E pajisur me nje eksperience me te paket politike, por me me shume karizme, Iveta Radicova, deputete demokristiane, eshte gruaja e pare qe shkon kaq larg ne zgjedhjet presidenciale ne kete ish-vend komunist,qe ndodhet nen influencen e nje kishe katolike te fuqishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›