Delegacioni finlandez viziton Mitrovicën
Mitrovicë - Një delegacion I Ministrisë së Brendshme të Finlandës vizitoi sot Mitrovicën, ku u prit nga kryetari I komunës, Bajram Rexhepi. Në këtë takim është biseduar rreth aktualitetit në Mitrovicë, veçanërisht për pjesën veriore të këtij qyteti.
Kryekomunari Rexhepi deklaroi gjatë takimit me delegacionin finlandez se, me gjithë provokimet serbe, situata paraqitet e qetë. Bajram Rexhepi deklaroi ndër të tjera se strukturat destabilizuese në Mitrovicë kanë për qëllim krijimin e incidenteve, në mënyrë që të krijohet një imazh negativ për Kosovën.