Meqedonia fillon heshtjen zgjedhore për raundin e dytë
Shkup - Maqedonia ka nisur sot heshtjen zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në raundin e parë, në krye u rendit Gjrogji Ivanov me 35 për qind të elektoratit maqedonas. Në vend të dytë u rendit Ludomir Ferçkovski me 20 për qind.
Sipas sondazheve të fundit, më shumë se gjysma e maqedonasve me të drejtë vote nuk do të shkojnë fare në votime nesër. Në zgjedhjet e nesërme, të cilat do të ndiqen nga 200 vëzhgues ndërkombëtarë, do të ketë rivotime edhe për zgjedhjen e 43 krerëve të komunave.