E Shtunë, 31 Tetor 2026

Priten të nisin punimet e samitit të NATO-s

Strasburg - Në këto momente pritet të nisë samiti i NATO-s, në të cilin do të marrin pjesë për herë të parë si anëtare Shqipëria dhe Kroacia. Vëmendja kryesore e samitit do të jetë tek anëtarët e rinj dhe tek çështja shumë e diskutuar e Afganistanit. Një çështje tjetër që do të zërë një vend të rëndësishëm është edhe ajo e sekretarit të ardhshëm të kësaj aleance, pasi mandati i Jaap de Hoop Scheffer skadon më 1 gusht.

Kandidati kryesor për zëvendësimin e tij është kryeministri danez, Anders Fog Rasmusen, i cili gëzon mbështetjen e shteteve të mëdha. Pengesa kryesore për zgjedhjen e tij është Turqia, e cila pritet të vendosë veton për mosmiratimin e tij. Ky qëndrim i forcës së dytë ushtarake të NATO-s vjen për shkak të botimit të karikaturave të Profetit Muhamed në Danimarkë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›