E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjesti i Berluskonit merr dhenë në mediat botërore

Baden Baden - Gjesti i kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, i cili injoroi pritjen e kancelares gjermane në urën e Renit, duke preferuar të flasë në telefon, ka marrë dhenë në gjithë mediat europiane.

Mediat angleze publikojnë se kryeministri italian ka zhvilluar një bisedë telefonike me familjarët e tij buzë lumit, ndërkohë që Angela Merkel priste të takohej me të. Në momentin që Berluskoni fliste buzë lumit, mbërriti Presidenti dhe Kreyeministri i Shqipërisë.

Mediat italiane akoma nuk kanë dalë me qëndrimet e tyre lidhur me gjestin e kryeministrit të tyre. Berluskoni shquhet për sjellje “të veçanta”, dhe një gjë e tillë nuk ka ardhur e çuditshme për zonjën Merkel, e cila e ka përcjellë me një buzëqeshje veprimin e tij.

Me xhentilesën e tij karakteristike Silvio Berluskoni i kërkoi më pas falje zonjës Angela Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›