Zyrtarët në Iran paralajmërojnë opozitën
Autoritetet e Iranit janë zotuar se do të shtypin çdo protestë, e cila synon të shënojë një vjetorin e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, që disa herë çuan në konfrontime të dhunshme ndërmjet mbështetësve të opozitës dhe forcave të sigurisë.
Agjencia ISNA citoi zyrtarin e lartë të policisë, Ahmad Reza Radan, të ketë thënë se çdo protestë në përvjetor do të shtypet rëndë.
Dy liderët opozitarë, Mirhosein Musavi dhe Mehdi Karubi, i kanë anuluar protestat e planifikuara për sot, duke u arsyetuar me shqetësimet për dhunën e mundshme.
Më 12 qershor të vitit të kaluar u zhvilluan zgjedhjet e debatuara, që rikonfirmuan në pushtet presidentin aktual të Iranit, Mahmoud Ahmadinejadin.
Në vitin 2009, aktivistët opozitar pushtuan rrugët pas zgjedhjeve, duke thënë se presidenti Ahmadinejad e fitoi rizgjedhjen përmes manipulimeve.
Qeveria i hedh poshtë akuzat.
Autoritetet iraniane reaguan me zemërim ndaj demonstruesve duke arrestuar mijëra prej tyre.