Sllovaki/ 50 vjeçari vret 6 persona, plagos 19 e më pas vetëvritet
Zbardhet autori i ngjarjes tragjike në kryeqytetin sllovak Bratisllave, ku 6 persona kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë plagosur .Bëhet fjalë për një person 50 vjeçar i cili ka shkatuar këtë tragjedi të hënën. Por policia nuk ka dhënë detaje të tjera për identitetin e tij.
Ndër të vdekurit janë, 4 femra dhe dy meshkuj. Pasi ka ekzekutuar disa persona e plagosur edhe disa të tjerë, i riu ka vrarë edhe veten. Siç bëjnë të ditur disa dëshmitarë, agresori përveç armës me të cilën kreu vrasjet, kishte edhe armatime të tjera, pushkë e fishekë , por gjithashtu sipas dëshmitarëve ai dukej në gjendje të dehur dhe i droguar. Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë konfirmuar se ndër të plagosurit është edhe një fëmijë. Policia ka bllokuar vendin ku ka ndodhur incidenti tragjik, por nuk ka dhënë informacione të tjera mbi ngjarjen. Për momentin nuk dihen motivet e kësaj tragjedie.