McIlwham: Korrupsioni mbetet problem për Shqipërinë, kujdes imunitetin

Ambasadoja britanike Fiona McIlwham në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të raportit për pasurinë e zyrtarëve tha se korrupsioni mbetet ende një problem i madh për Shqipërinë. Ajo tha se deklarimi i pasurive është mjet kyç për të luftuar korrupsionin. "Lufta kundër korrupsionit", tha ajo "është shumë e rëndësishme edhe në kuadrin e reformës në gjyqësor. Ambasadorja britanike theksoi gjithashtu se imuniteti duhet të mbrojë insitucionet dhe jo individët. "Imuniteti ekziston për të mbojtur institucionet dhe jo individët në vetvete. Ata që nuk kanë çtë fshehin nuk duhet të kenë frikë', theksoi ajo.
Raporti për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve për politikanët, zyrtarët e administratës dhe zyrtarët e drejtësisë konstatonte se ka fshehje të pasurive të patundshme. Po ashtu, në raport thuhej se nuk ka deklarim të kutive bankare nga zyrtarët.