Sllovakia, kundër zgjerimit të ombrellës për shpëtimin e euros

Kryeministrja sllovake Iveta Radicova e kishte lidhur votën me mocionin e besimit. JO-ja e parlamentit sllovak do të thotë automatikisht edhe rrëzim i qeverisë. Pas një debati 10 orësh, të martën në mbrëmje në parlamentin sllovak, vetëm 55 deputetë nga 150 gjithsej votuan për zgjerimin e ombrellës së shpëtimit. 60 abstenuan, 9 votuan kundër.
Radicova e zhgënjyer
Kryeministrja Radicova shprehu keqardhjen e saj, "ë nuk ia doli të gjejë kompromisin. Në një apel urgjent, ajo kishte bërë thirrje për t'i thënë PO zgjerimit të ombrellës së shpëtimit. Bëhet fjalë për të ardhmen e Sllovakisë në BE, tha Radicova. Qeveria e saj është rrëzuar, por formalisht qëndron në detyrë deri në krijimin e e qeverisë së re.
Ministri i Jashtëm Mikulas Dzurinda deklaroi që më parë se në rast dështimi, Radicova do të udhëheqë negociatat për një qeveri të re. Shpresat nuk janë shuar ende. Falë votës së opozitës, mundet që në një votim të ri po këtë javë, të arrihet shumica e duhur, shpreson Dzurinda. Ndryshe nga ligjet e vendit, për marrëveshje jashtë kufijve duhet të merret për herë të dytë edhe vota e parlamentit.
Kushti i opozitës për mbështetje janë zgjedhjet e parakohshme
Por opozita në rast se voton pro, ka vë një kusht. Socialdemokratët janë parimisht të gatshëm t'i vijnë në ndihmë qeverisë në të këtë çështje. Kryetari i partisë Robert Fico kërkon megjithatë një çmim të lartë për këtë. "Ne do ta mbështesim ombrellën e shpëtimit vetëm nëse vendoset për pasoja politike. Qeveria nuk mund të vazhdojë kështu. Ka ardhur koha për zgjedhje të reja."/DW/Start/
2011-10-12 08:18