Sllovakia nuk e njeh si shtet,në Varshavë Kosova pa simbolet e shtetit
VARSHAVË- Polonia, si shteti organizator i samitit të 17 shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka respektuar kërkesën e presidenti sllovak, Ivana Gasparovic që Kosova të mos figuronte në këtë samit si shtet i pavarur.
Presidenti i Sllovakisë kishte vënë kusht që Kosova të mos paraqitej me siglën e shtetit të pavarur në Samitin e Varshavës, për shkak se ai Sllovakia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Polakët e kanë respektuar premtimin dhe faktin se Sllovakia nuk e njeh Kosovën”,- ka thënë Gasparovic për mediat sllovake.
Ai ka konfirmuar se është plotësuar kërkesa e tij që gjatë samitit të mos ketë simbole të Kosovës, e as mbishkrime të funksionit të presidentet Jahjaga, ndërsa në samit nuk është miratuar deklarata që së bashku me pjesëmarrësit e tjerë do ta nënshkruante edhe presidentja e Kosovës.
Për arsye se presidenti polak Bronislav Komoroësky kishte ftuar në takimit e rregullt të liderëve të rajonit për të parën herë edhe presidenten e Kosovës Atifeta Jahjaga pjesëmarrjen në samit e kanë bojkotuar presidenti i Serbisë Borisa Tadic dhe presidenti i Rumanisë Train Basescu.
(e.m/tg/BalkanWeb)