E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre muaj, asnjë ligj i miratuar në Kuvend

PRISHTINË - Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës, përveç projekt-buxhetit të këtij viti nuk është arritur të miratohet asnjë ligj tjetër.

Sipas mediave kosovare përgjegjëse për situatën e krijuar opozita bën Kuvendin dhe Qeverinë që nuk ka dorëzuar me kohë agjendën legjislative.

Nga ana tjetër deputetët e pozitës konsiderojnë se vonesat kanë ardhur si shkak i zgjatjes së krizës institucionale në vend. Ata vlerësojnë se kjo situatë është rrjedhojë e humbjes së kohës për ndërtimin e institucioneve, sidomos me zgjedhjen e presidentit.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›