E Diel, 1 Nëntor 2026

Haga deri në orët e mbrëmjes pa vendim për Haradinajn

Prishtinë, 27 gusht - Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish- Jugosllavi deri në orët e mbrëmjes nuk ka marrë vendim për lirimin me kusht të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndonëse zyrtarët e kësaj partie kishin deklaruar se vendimi pritet të merret, fillimisht të mërkurën dhe më pas të premten. Zyrtarët për informim të Gjykatës së Hagës i thanë Kosovapressit se Dhoma e Lartë e Apelit ende nuk ka marrë vendim, në lidhje me kërkesën e mbrojtjes që Haradinaj të mbrohet në liri, derisa të fillojë procesi gjyqësor kundër tij.
“Ne ende nuk e kemi marrë vendimin e Dhomës së Tribunalit dhe nuk mund të spekulojmë se kur do të jepet. Në momentin kur do të jepet vendimi, ne do t’ua dërgojmë atë”, tha zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Nerma Jelaqiq për Kosovapress.
Zyrtarët e Tribunalit ndërkohë, nuk u përgjigjën nëse tashmë e kanë marrë letrën e zëvendësshefit të EULEX-it, Roy Reeve, përmes së cilës, EULEX-i ofron garancitë e kërkuara rreth lirimit me kusht të Haradinajt.
Ditë më parë, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi deklaroi se vendimi për lirimin e Haradinajt pritet të merret ditën e premte, meqë tashmë EULEX-i i ka ofruar garancitë e kërkuara për kthimin dhe mbrojtjen në liri të liderit të AAK-së.
Më 21 korrik të këtij viti, Ramush Haradinaj është ndaluar nga Tribunali i Hagës, me kërkesë të Prokurorisë se Tribunalit, e cila kishte bërë ankesë kundrejt vendimit të mëparshëm të trupit gjykues.
Më 3 prill të vitit 2008, Trupi Gjykues i kësaj gjykate e kishte liruar Haradinajn, nga të gjitha akuzat për gjoja krime lufte, gjatë luftës në Kosovë

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›