Slloveni, arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë së re
Lubjanë (start)Në Slloveni, katër parti sllovene me orientim të majtë arritën mbrëmë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, të udhëhequr nga lideri i Partisë Socialdemokrate (SD), Borut Pahor. Javën e kaluar presidenti, Danillo Turk, ia besoi Pahorit mandatin e krijimit të qeverisë së re. Partia e Pahorit është shpallur fituese e zgjedhjeve parlamentare të 21 shtatorit.
Në bazë të marrëveshjes së arritur, qeverinë e re sllovene do të përbëhet nga socialdemokratët (SD), Partia Demokratike e pensionistëve në Slloveni (DeSUS) dhe dy parti të vogla liberale, ZAREZ-Politika e re dhe Demokracia Liberale e Sllovenisë (DLP). Katër partitë kanë 50 vende në parlamentin me 90 anëtarë, në Dhomën e Ulët të parlamentit.