Talebanët i kërkojnë Obamës tërheqjen e trupave
Kabul (start)Një koalicion i rebelëve irakianë dhe talebanët afganë i kanë kërkuar presidentit të ri amerikan Barack Obama që të tërheqë trupat nga Afganistani dhe Iraku. Në rast të kundër, grupet kanë kërcënuar me përballje të ashpër. Grupet rebele premtuan lehtësira në këmbim të tërheqjes së trupave. "Tek grupet talebane nuk ndihet as gëzim as keqardhje për zgjedhjen e Barack Obamës president i SHBA-së", deklaroi Qari Mohammad Yousuf, zëdhënësi i talebanëve në Afganistan, për institutin MEMRI.
"SHBA-ja dhe aleatët nisën luftërat dhe janë po ata që duhet t'i japin fund duke tërhequr trupat nga të dy vendet. Nëse nuk do të realizohet kjo, afganët do të paraqesin rezistencë të ashpër ndaj çdo pushtimi të huaj", shtoi ai.
Mesazhe të tilla u lëshuan edhe nga zëdhënësi i talebanëve në Pakistan dhe nga disa grupe rebelësh në vend.