E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për borxhin, plagoset me thikë 45-vjecari

DURRES – Një sherr për disa para të marra borxh përfundoi me plagosjen e një personi, mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë drejtorisë së policisë së qytetit bregdetar, kur Aleksander Goga, 45 vjec, është konfliktuar me shtetasin Ardian Gjergo. Ky i fundit në sherr e sipër ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur 45-vjecarin disa herë në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Burime nga spitali i Durrësit bëjnë të ditur se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Mësohet se dy personat kishin një konflikt të vazhdueshëm mes tyre për shkak të një borxhi që Aleksander Goga i detyrohej autorit të plagosjes. Konflikti nuk ishte zgjidhur as gjatë proceseve gjyqësore.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›