E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremlini “acarohet” nga deklaratat e Biden

"Shtrohet pyetja: kush e përcakton politikën e jashtme të SHBA-së? Presidenti apo anëtarët e ekipit të tij", deklaroi këshilltari i presidentit rus, Dmitri Medvedev, Serguei Prikhodko, për agjencinë Interfax.  Dmitri Medvedev dhe Barack Obama zhvilluan gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë jo shumë kohë më parë "një bisedë që ne e vlerësojmë pozitive dhe serioze dhe që ka krijuar një amtosferë marrëdhëniesh të mira", nënvizoi ai.

"Nëse kjo atmosferë nuk i pëlqen anëtarëve të ekipit të qeverisë së Obamës, le ta thonë. Nëse nuk janë dakord me linjën e presidentit e tyre, thjesht ta bëjnë të ditur", vijoi ai. "Tani që delegacionet dhe institucionet ruse dhe amerikane kanë filluar një punë të rëndësishme në praktikë për të zbatuar marrëveshjet e miratuara, pse papritmas numri.2  i administratës amerikane, zëvendëspresidenti  Joe Biden, ka vendosur të bëjë të ditur interpretimin dhe pikëpamjet e tij lidhur me marrëdhëniet dypalëshe?", pyeti Prikhodko.Prikhodko reagoi ndaj një interviste të Biden të botuar një ditë më parë në të përditshmen amerikane "Wall Street Journal",  në të cilën tregohej kritik ndaj  Rusisë.

Biden vlerësonte aty veçanërisht se gjendja e dobësisë aktuale ekonomike të Rusisë kishte të bënte shumë me qëndrimin më pajtues të Moskës kundrejt pjesës tjetër të botës dhe se Rusia do të ishte e detyruar të bënte kompromise me Perëndimin për një numër çështjesh. Biden kreu këtë javë një vizitë në Ukrainë dhe Gjeorgji, dy vende marrëdhëniet e të cilave me Rusinë janë shumë të ndera.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›