Partite maqedonase fushate me ceshtjet shqiptare

Nikolla Gruevski Branko Cervenkovski
Shkup 23 korrik 2011 NOA- Dy partite me te medha politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kane nisur nje fushate te ashper akuzash duke perdorur ceshtjen shqiptare ne Maqedoni.
Lidhja Social Demokrate LSDM ne opozite ka nisur fushaten duke drejtuar akuza kunder partise VMRO-DPMNE te mandatarit per formimin e Qeverise Nikolla Gruevski ndaj te ciles ka drejtuar akuza per tradhti kombetare dhe leshime ndaj kerkesave te shqiptareve ne Maqedoni.
Kjo parti ka nisur edhe fushate mediale me materiale propaganduese duke e akuzuar mandatarin dhe kryeministrin e deritanishem Gruevski per patriot te rreme dhe tradhtar te interesave kombetare maqedonase.
Arsyet per keto akuza jane tri kerkesat e miratuara dite me pare nga ana e Parlamentit qe kane te bejne me mbylljen e rasteve gjyqesore te kthyera nga Tribunali i Hages qe ngarkonin dhe akuzonin ish-UK-ne per krime lufte ne konfliktin e vitit 2001 ne Maqedoni ndryshimet dhe zgjerimin e perdorimit te gjuhes shqipe dhe simboleve kombetare shqiptare. Keto kerkesa u quajten maksimaliste tek kampi politik opozitar maqedonas derisa partite shqiptare te opozites jane shprehur te pakenaqura per ndryshimet per gjuhen dhe simbolet kombetare.
Nga ana tjeter VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM se kishte pergatitur plan per te pranuar kerkesa maksimaliste te partive shqiptare ne rast se kjo parti do te fitonte ne zgjedhjet e parakohshme te 5 qershorit. Sipas materialeve propaganduese te publikuara ne disa media VMRO-DPMNE akuzon se LSDM do te pranonte perdorimin e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare ne mbare territorin e Maqedonise perdorimin e simboleve kombetare shqiptare ne tere territorin e vendit dhenien e postit te kryetarit te Parlamentit per partite shqiptare dhenien e kryeministrit per partite shqiptare drejtorite policore per partite shqiptare si dhe koncesione te tjera.
Partite shqiptare kane denuar kete fushate duke e quajtur te panevojshme dhe irrituese per shqiptaret ne Maqedoni. Partite shqiptare kerkuan qe te nderpriten keto lloj akuzash qe kane te bejne me ceshtjet shqiptare.
NOA/INA