I dyshuari per sulmet ne Norvegji Vrasjet ishin mizore por te nevojshme

Avokati i norvegjezit te dyshuar per bomben dhe vrasjet e se premtes thote se klienti i tij i vlereson veprimet e tij si te tmerrshme por te nevojshme.
Avokati mbrojtes Geir Lippestad tha dje se Anders Behring Breivik ka shprehur deshiren ti sqaroje veprimet e tij ne gjykate. Avokati tha se klienti i tij e ka pranuar pergjegjesine per sulmet qe shkaktuan vdekjen e 92 vetave. Por nuk dha hollesi te tjera.
Policia thote se i dyshuari kryesor i sulmit eshte norvegjezi 32-vjecar Anders Bering Breivik. Ata thone se zoti Breivik ka postuar komente te ekstremit te djathte dhe anti-myslimane ne internet.
Por ne nje konference per shtyp dje kryeministri Jens Stoltenberg tha se eshte shpejt per te arritur perfundime mbi motivin e sulmit.
Ne krahasim me vendet e tjera une nuk mund te them se kemi problem me ekstremistet e krahut te djathte ne Norvegji. Por kemi disa grupe te cilet i kemi ndjekur edhe me pare dhe policia jone ka dijeni per grupe te tilla Norvegji.
Dy sulme te dhunshme ndodhen dje. Ne dreke te pakten nje bombe shpertheu prane kryeministrise ne Oslon qendrore. Brenda pak oresh te pakten nje person i armatosur hapi zjarr ne nje kamp te rinjsh prane ishullit Oteja.
Te rinj mes moshave 14 deri ne 18 vjec ishin mbledhur ne nje kamp veror te organizuar nga Partia Laburiste e kryeministrit. Ata iken me vrap nga paniku kur personi i armatosur i veshur si polic hapi zjarr. Videot tregojne trupat qe lundronin ne uje rreth ishullit.
Agjencia kombetare norvegjeze e lajmeve NTB tha dje se deshmitaret ne ishull i kane thene policise se dy persona ishin te perfshire. Ata thane se personi i arrestuar ishte maskuar si polic i veshur me xhup me emblemen e policise ne te por i dyti jo.
Njoftimet e lajmeve ne Norvegji thane gjithashtu se bomba ne Oslo ishte bere me pleh kimik dhe nje furnizues e lidhi kompanine nen pronesine e zotit Breivik me blerjen e kimikateve.
Kryeministri Stoltenberg thote se vendi eshte i bashkuar ne kete tragjedi.
Norvegjia eshte vend i vogel por jemi krenar dhe jemi te afert me njeri tjetrin sidomos ne ngjarje te tilla. Mendoj se te gjithe norvegjezet ndjehen shume prane viktimave te dhunes ne Oslo dhe te rinjve ne kampin e ishullit Oteja.
Dje zoti Stoltenberg udhetoi ne nje hotel prane ishullit ku ekipet e shpetimit transportonin te mbijetuarit. Nderkohe ekipet e emergjences ne Oslo po kerkojne ende per trupat dhe te mbijetuarit e shperthimit masiv te bombes qe demtoi kryeministrine dhe Ministrine e Financave.
Mikal Hem nje gazetar ne Oslo i tha Zerit te Amerikes se shperthimi u degjua shume kilometra larg.
Ne degjuam nje shperthim dhe ndertesa u trondit. Vrapova tek dritarja dhe pashe tymin qe dilte nga kryeministrija.
Ai tha se kur kaloi nga vendi me vone pa ndertesen e prishur.
Zoti Hem thote se norvegjezet po mbajne zi dhe trishtimi eshte edhe me i madh per te rinjte e vrare ne ishull.
Ky eshte incidenti me i tmerrshem ne Norvegji qe nga lufta dhe njerezit jane te tronditur. Keta viktima ishin 14-15 vjec. shte e tmerrshme.
Ne raportin vjetor te publikuar ne fillim te ketij viti agjencia policore e sigurise kishte vene ne dukje rritjen e aktiviteteve te krahut te djathte ekstrem por tha se rritja eshte e kufizuar nga mungesa e nje udheheqjeje te forte.
Ky eshte sulmi me vdekjeprures ne Europe qe nga viti 2004 kur bombat ne nje tren te Madridit shkaktuan vdekjen e 191 vetave.