Sllovenia, Kosova dhe SEECP
14 vjet me radhë u mendua Sllovenia që të hyjë apo të mos hyjë në organizatën SEECP, procesi i Bashkëpunimittë Vendeve të Europës Juglindore, e vetmja organizatë rajonale, dhe më së fundi iu mbush mendja që të bëjë kërkesën dhe të pranohet më 23 qershor 2010 në samitin e SEECP, që u zhvillua në Stamboll. Natyrisht është një zhvillim interesant, i cili megjithëse pozitiv në thelbin, përmbajtjen dhe pasojat e tij, nuk mund të mos nxisë drejt pyetjes se përse Sllovenia u kujtua kaq vonë të shpallë se është pjesë e këtij rajoni.
SEECP u krijua në vitin 1996 në Sofje të Bullgarisë, një vit pas mbarimit të luftërave të përgjakshme që Serbia zhvilloi kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë -Hercegovinës për të penguar pavarësimin e tyre. Sllovenia, qysh në pavarësimin e saj më 1991-in pati një nxitim të jashtëzakonshëm ta shkëpuste veten jo vetëm nga ish-Jugosllavia, por edhe nga krejt rajoni dhe organizimet e veprimtaritë rajonale. Nëse ishte ky orientim strategjik "antiballkanik" një alergji emotive nacionale ndaj emrit dhe identitetit ballkanik, apo ishte një taktikë e zgjuar shtetërore për të shpejtuar dhe ndihmuar integrimin e vendit në BE dhe në NATO, kjo mbetet për t'u hulumtuar më tej. Por Sllovenia, që i kishte kthyer kurrizin Ballkanit për 14 vjet, hyn tani në SEECP si shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-s, një status që, mesa duket, nuk do ta kishte arritur aq shpejt nëse ajo do ta kishte vazhduar ta konsideronte veten pjesë të ish-Jugosllavisë dhe të Ballkanit Perëndimor dhe të lidhej me jetën dhe mekanizmat ballkanike.
Sllovenia hyn tani në SEECP me një avantazh të madh, që nuk e ka asnjë nga shtetet që dolën nga ish-Federata Komuniste Jugosllave. Veç Sllovenisë, asnjë nga 6 shtetet e tjera ish-jugosllave nuk është anëtar i BE-së, dhe vetëm Kroacia është anëtare e NATO-s. Duhet vlerësuar se kjo është një meritë e klasës politike sllovene dhe e taktikës dhe strategjisë së shkathët kombëtare dhe shtetërore që ata ndoqën sapo shpallën pavarësinë.
Avantazhi i të qenit anëtar i BE-së dhe i NATO-s i jep anëtarësimit të Sllovenisë në SEECP një dimension dhe një rol tjetër nga ai i shteteve të reja të kësaj organizate, që nuk e kanë këtë avantazh si p.sh, Mali i Zi apo Moldavia. Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zbogar, në fjalën e tij në ministerialin e SEECP në Stamboll, duke shpjeguar motivet që e shtynë vendin e tij të kërkojë të anëtarësohet në SEECP, deklaroi se "Sllovenia ka qenë në udhëkryq mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Jugut dhe Veriut, mes Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor". Duke lënë mënjanë faktin se të gjitha vendet ballkanike pa përjashtim i veshin vetes konsideratën strategjike të urës mes Lindjes dhe Perëndimit, e vërteta është se pozicioni gjeografik i Sllovenisë ka qenë i njëjtë edhe para 14 vjetësh, kur u themelua SEECP. Por Ljubjana vendosi vetëm tani të hyjë në SEECP, dhe kuptohet se janë interesat e veta shtetërore dhe kombëtare, që e shtyjnë Slloveninë, që "të jetë e vendosur që të bëhet pjesë e këtij rajoni dinamik dhe premtues", siç tha presidenti slloven, dhe "të jetë e vendosur të luajë një rol aktiv në Europën Juglindore dhe brenda SEECP", siç tha ministri i Jashtëm slloven.
është e kuptueshme se interesat ekonomike dhe pozicioni i saj si anëtare e BE-së dhe e NATO-s, si shteti më i zhvilluar ekonomikisht në rajon dhe i vetmi nga anëtarët e rij të BE-së që bën pjesë në eurozonë, e shtyjnë të shfrytëzojë situatat për një rol më të madh ekonomik, financiar dhe politik në rajon. Në fakt Sllovenia e dha sinjalin e madh të kthesës ballkanike të saj qysh në samitin e Bërdos të organizuar më 20 mars 2010 nga ajo, së bashku me Kroacinë, dhe ku me të vërtetë demonstroi një performancë dhe rol diplomatik të dimensionit rajonal dhe tepër pozitiv. Duhet vënë në dukje se anëtarësimi i Sllovenisë në SEECP është një hyrje natyrale e një shteti të Europës Juglindore, e një shteti të rajonit, për të mos përmendur e një shteti që ka dalë nga një federatë shtetërore ballkanike, në të cilën ka jetuar afro 80 vjet. Anëtarësimi i Sllovenisë është një zhvillim pozitiv edhe për vetë SEECP-në, sepse vjen një shtet, i cili duke qenë anëtar i BE-së dhe i NATO-s, do të ndihmojë më shumë nga brenda procesin e integrimit euroatlantik të vendeve të këtij rajoni. Anëtarësimi i Sllovenisë është pozitiv edhe për faktin e madh se ajo është një shtet, që e ka njohur shtetin e ri të pavarur të Kosovës, dhe rrjedhimisht do të sjellë brenda organizatës një mirëkuptim edhe më të madh ndaj legjitimitetit të pjesëmarrjes së Kosovës në bashkëpunimin dhe në organizatën rajonale.
Pjesëmarrja e Kosovës në SEECP është një çështje politike, diplomatike dhe strukturale e kësaj organizate, sepse pa pjesëmarrjen e Kosovës, askush nuk mund të ketë iluzionin se po funksionon realisht kjo organizatë. Kjo është kaq e vërtetë, sa që me të drejtë presidenti i Turqisë, Abdullah Gul iu drejtoi në samit homologëve të tij thirrjen që ta bëjnë Kosovën pjesë të bashkëpunimit rajonal, ndërsa në Deklaratën përfundimtare të samitit të Stambollit, përmendet në mënyrë eksplicite "gjithpërfshirja si një parim i domosdoshëm i bashkëpunimit rajonal". Burime diplomatike nga samiti i Stambollit bëjnë të ditur se futja e këtij parimi në Deklaratën përfundimtare është një referencë direkte për Kosovën.
Sigurisht, vetoja e Serbisë pengoi që në Deklaratë të përmendej direkt Kosova, por rrjedha e punëve në këtë organizate rajonale do të çojë në momentin e së vërtetës, kur do të duhet të vendoset se çfarë qëndrimi do të mbahet për pjesëmarrjen e Kosovën apo do të shkojë SEECP drejt ekzistencës gjithnjë e më formale të saj. Së pari, nuk mund të vazhdohet pafundësisht, sikur Kosova nuk ekziston, sepse Kosova është shtet i rajonit, dhe sepse shumica e shteteve anëtare të SEECP e njohin shtetin e Kosovës. Së dyti, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, kjo është çështje e marrëdhënieve dypalëshe të saj me një shtet tjetër. Por nuk mund të tolerohet vazhdimisht që një që një çështje dypalëshe ajo ta bëjë problem të organizatës shumëpalëshe dhe të bllokojë ecurinë normale të bashkëpunimit rajonal dhe të verë në pikëpyetje vetë organizatën. Së treti, Serbia në samitin e Stambollit mori jashtë radhe, dhe e kërkoi me qëllim, presidencën e SEECP, pas Malit të Zi, i cili është tani vendi, qe ka presidencën deri në qershor të vitit 2011. Pas kësaj date do ta marrë Serbia. Diplomacia serbe duket se ka bërë llogarinë se duke marrë presidencën e SEECP-it sa më parë dhe jashtë radhe, do të ketë më shumë mundësi të bllokojë avancimin e çështjes së pjesëmarrjes së Kosovës në SEECP. Një orientim i tillë i asaj presidence vë në dyshim vetë aftësinë dhe kapacitetin bashkëpunues e drejtues të shtetit, që merr presidencën e SEECP-it në atë vit.
Shtetet e tjera anëtare që dhanë konsensusin për Serbinë që të marrë presidencën jashtë radhe, ndoshta janë nisur nga presupozimi se, duke qenë shtet kryesues, ajo do të detyrohet të manifestojë një tolerancë më të madhe kundrejt çështjes së Kosovës dhe në veçanti ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në SEECP. Fjalimet, që mbajtën në Stamboll presidenti i Serbisë dhe ministri i tij i jashtëm, nuk duken shumë inkurajuese. Sidoqoftë, fakti që brenda SEECP-it shumica 12 shteteve anëtare e njohin Kosovën, do të duhet ta bëjë të mendohet më mirë shtetin që merr presidencën. çështje e rëndësishme që del nga punimet e takimet e SEECP, është qëndrimi, që duhet mbajtur nga diplomacitë e shteteve, që e njohin Kosovën, dhe sa gjatë ata do të pajtohen me situatën që Kosova nuk merr pjesë në mbledhjet e SEECP-it. Mund të jenë të pranueshme justifikimet, që jepen për mungesën e Kosovës në mbledhjet e Këshillit të Europës apo të OSBE-së, por po bëhet çdo ditë e më e vështirë të pranohen ato për një organizatë rajonale, ku shumica e njohin Kosovën. Ndoshta ka ardhur koha të kujtohet se ka një formulë të re dhe efikase, të cilën e krijoi diplomacia sllovene me samitin ballkanik të Bërdos. Tani që edhe Sllovenia u bë anëtare e SEECP-it, mund të jetë oportune të shtrohet në tryezat diplomatike rajonale alternativa e Bërdos, për të bindur ato shtete që pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës në SEECP.