E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjevemiraton pa opozitënligjin për faljet

TIRANË-  Komisioni i Ligjeve miratoi paraditen e sotme, vetëm me votat e maxhorancës, ligjin për faljen e të dënuarve. Pas debatesh mes deputetëve socialistë dhe demokratë në lidhje me nenin 7 të projekt/ligjit që parashikon dërgimin e kërkesës për falje në Ministrinë e Drejtësisë, të majtët votuan kundër ligjit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, theksoi se ligji i është referuar Kushtetutës italiane, i cili parashikon që kërkesa për faljen e të dënuarve të shkojë tek ministri i Drejtësisë.

Opozita ka kundërshtuar duke nënvizuar se kërkesa për faljen e të dënuarve duhet t’i shkojë Presidentit të Republikës.
“Ne nuk mund t’i japin të drejtën ministrit të Drejtësisë për faljen e të dënuarve. Kompetenca për faljen i takon presidentit”,u shpreh deputeti socialist, Sajmir Tahiri.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›