Sllovenia duron një pjesë SHBA, përmbysje e keqardhje
Sllovenia për gati 70 minuta, periudhën ndërmjet avantazhit të Birsas në minutën e 13 të pjesës së parë dhe barazimit në të 36 të pjesës së dytë, ndërton ëndrrën e një kualifikimi historik në 1/8-at e një Botërori. Por, në fund ata e shohin veten të shokuar nga amerikanët e palodhur, të cilët barazojnë pas golave të shënuar gjatë kësaj periudhe kohore (goli i cili ngriti shifrat në 2-0 nga Liubijankiç dhe ai i Donovan në të 48-ën që rihapi ndeshjen). Ky rezultat nuk është i kënaqshëm, por jo i keq për ta. Në sfidën ndërmjet dy skuadrave të bekuara në debutim, prej gabimeve të portierëve kundërshtarë (gafa e portierit algjerian çaouki për golin e fitores 1-0 të Sllovenisë, dhe ajo e Grin në barazimin 1-1 të SHBA-së ndaj Anglisë), në fund fiton spektakli, i cilësisë së parë, të cilin na e ofroi sfida në stadiumin “Elis Park”. Në 45 minutat e para ka pasur një shpërthim slloven, të cilët shënojnë pas 13 minutash me Birsan. Ballkanasit gjejnë hapësira në lojën e amerikanëve dhe janë të shpejtë në inkursionet e tyre. SHBA rrezikon barazimin, por ndëshkohet më pas në bazë të ligjit të pashkruar në futbollit: nëse nuk shënon, do të pësosh gol. Në momentin më të mirë të SHBA-së, Liubijankiç realizon golin e dytë slloven. Pjesa e dytë flet për amerikanët. Në fillim Donovan (48’) ngushton shifrat, ndërsa SHBA barazon reultatin me djalin e trajnerit, Bredli (81’). Ata arrijnë të shënojnë edhe golin e tretë, por gjyqtari çuditërisht ua anulon.
#