S’luajnë me klubet, por janë titullarë kuqezi

Nga Fatjon Kodra
Ka edhe nga ata lojtarë në kombëtaren shqiptare që nuk janë aktivizuar asnjë minutë në këtë fillimsezoni me klubet e tyre, por që e kanë pasur të sigurt vendin e tyre në kombëtare. Ky është një fenomen mjaft i njohur në përfaqësuese dhe prej shumë vitesh është dicka e zakonshme. Rasti klasik është ai i Igli Tares që ka luajtur në të tri ndeshjet e fundit të përfaqësueses, por duke qenë një nga lojtarët më të spikatur. Qendërsulmuesi ka dalë kundër statistikave dhe teorisë sipas të cilës lojtarët që aktivizohen në klubet e tyre duhet të kenë edhe një vend në kombëtare. Kapiteni i kuqezinjve ka qëndruar në stol në dy ndeshjet e para të Lacios në Serinë A, por ai nuk e ka humbur në asnjë moment vendin e tij në kombëtaren shqiptare, madje që pas largimit të Foto Strakoshës është bërë edhe kapiteni i kuqezinjve, duke qenë se është edhe lojtari me më shumë prezenca në përfaqësuese. E megjithatë, ndryshe nga c'parashikohej, forma e Tares me kombëtaren ka qenë e një niveli të mirë. Ndryshe qëndrojnë gjërat për disa të tjerë, që nuk e kanë justifikuar besimin që u është dhënë nga trajnerët, dhe që nuk kanë luajtur me klubet. Shembulli më i freskët është ai i Aliajt, të cilit iu dha një vend titullari në ndeshjen me Bjellorusinë, në një kohë që vlonjati ishte pa skuadër. Ai nuk kishte zhvilluar një fazë të rregullt përgatitore dhe normalisht nuk ishte në gjendje të mirë fizike. E njëjta gjë mund të thuhej edhe Ervin Skelën, që gjithashtu nuk kishte skuadër dhe nuk ishte në gjendje optimale kur u grumbullua me kombëtaren për ndeshjet e para të eliminatoreve të Evropianit. Prej më shumë se tre muajsh pa skuadër, fantazisti nuk e ka vënë në dyshim rolin e titullarit në formacionin kuqezi. Gjithashtu, grumbullimi i Edvin Muratit kishte ngjallur polemika, në një kohë që mesfushori i majtë, nuk ishte aspak në gjendje për të përballuar një ndeshje me kombëtaren. Për ndeshjet e eliminatoreve Baric e la jashtë Muratin, i cili u deklarua i dëmtuar. Edhe pse në kampionatin shqiptar janë titullarë të padiskutueshëm në skuadrat ku aktivizohen, në kombëtare pesha e tyre nuk ndihet aspak. Janë gjashtë lojtarë të kombëtares, prej shtatë të grumbulluarve, që në kampionatin shqiptar janë titullarë, por në kombëtare nuk gjejnë aspak hapësirë, ose kur aktivizohen, sic ishte rasti i Likës në takimin ndaj Rumanisë, nuk bindin. Përvec Hidit, në pankinë me Tiranën për zgjedhje të trajnerit, të gjithë "shqiptarët" e tjerë të kombëtares janë titullarë si te Tirana ashtu edhe te Dinamo, por në dy takimet e para eliminatore të EURO 2008 minutazhi i rezervuar atyre ka qenë i pakët. Lika luajti 90 minuta ndaj Rumanisë, ndërsa Muka disa minuta në fund të dy ndeshjeve, ishin të vetmit nga kampionati që u aktivizuan në këtë dy ndeshje. Ndërkohë, golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar dhe të këtij viti, Hamdi Salihi, nuk u aktivizua për asnjë minutë, duke treguar përfundimisht vlerësimin e ulët që kanë për kampionatin shqiptar trajnerët e kombëtares. Gjatë periudhës që drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, trajneri gjerman Hans Peter Brigel përdori një mënyrë krejt të vecantë, dhe disi jashtë logjikës, për grumbullimin e lojtarëve për ndeshjet zyrtare apo edhe ato miqësore. Edhe pse trajneri gjerman gjatë periudhës së tij në stolin kuqezi dallohet për afrimin e shumë lojtarëve të rinj, nga Beqiri, Dallku, Kapllani, por edhe shumë të tjerë, ai nuk grumbullonte, për arsye të ndryshme, por më shumë personale, lojtarë që ishin ndër më të mirët në klubet e tyre. Ndër këta lojtarë, ata që e kanë vuajtur më shumë këtë situatë ishin sulmuesi Erjon Bogdani dhe portieri Arjan Beqaj. Titullarë të padiskutueshëm në skuadrat e tyre, dhe gjithnjë ndër më të mirët, Bogdani në këtë periudhë aktivizohej me Veronën ku shënonte pa pushim, ndërsa Beqaj në Greqi ku nuk mungonin cmimet për portierin më të mirë të javës. Mbas një fillimi të mbarë, trajneri Brigel vendos të mos i grumbullojë më këta lojtarë, duke i shkaktuar një dëm të rëndësishëm kombëtares shqiptare. Edhe pse presioni ndaj tij ishte i madh, trajneri asnjëherë nuk u tërhoq nga vendimet, duke ndërruar mendim vetëm në fund të qëndrimit të tij në stolin kuqezi. Por ndërsa Beqaj dhe Bogdani u rikthyen në kombëtare, një fat të njëjtë nuk kishte Fatmir Vata. Gjithnjë protagonist në takimet e Arminia Bielefeldit në Bundesligën gjermane, sulmuesi nuk u grumbullua asnjëherë nga trajneri Brigel për shkak të problemeve personale që kanë pasur të dy me njëri-tjetrin, që dukej se ishte edhe faktori kryesor për grumbullimin e gjermanit Brigel gjatë kohës që qëndroi në krye të kombëtares. Trajneri nuk ka shpjeguar asnjëherë arsyet pse e la jashtë mesfushorin sulmues, ndonëse në Shqipëri i është bërë shumë presion për këtë cështje. Ndër lojtarët e kombëtares që aktivizohen jashtë shtetit, ata që kanë zhvilluar më shumë minuta janë lojtarët që aktivizohen në kampionatin ukrainas me Vorksla Poltave. Debatik Curri dhe Armend Dallku gjatë këtij sezoni kanë zhvilluar plot shtatë takime, të gjitha të nisura si titullar, dhe vetëm një herë Curri nuk e ka përfunduar të gjithë takimin. Për një total prej 640 minutash, Dallku kryeson këtë renditje të vecantë, i ndjekur pikërisht nga Curri dhe Hasi, që me Lokerenin ka zhvilluar pesë takime, si titullar dhe është zëvendësuar vetëm një herë. Për nga mesatarja e minutave të luajtura në vendet e para janë edhe Lorik Cana, Arian Beqaj dhe Edmond Kapllani. Por në krye, mbasi kampionati ukrainas ka filluar disa javë më përpara se kampionatet e tjera ndodhet pikërisht dyshja kosovare që aktivizohet në Ukrainë, tashmë titullar e palëvizshme e ekipit të Vorkslës, madje Dallku ka arritur të shënojë edhe një gol me anë të 11-metërshit përpara se të grumbullohej me kombëtaren. Statistikat e kuqezinjve Lojtari Nd Min Gola Ilion Lika 3 270 6 (pësuar) Nevil Dede 3 270 1 Devis Muka 3 270 - Hamdi Salihi 3 259 5 Erion Xhafa 3 270 - Isli Hidi - - - Klodian Duro 1 79 - Ervin Skela 2 78 - Erion Bogdani 2 135 – Igli Tare - - - Bekim Kastrati 4 405 - Edmond Kapllani 5 419 3 Altin Lala 3 291 - Armend Dallku 7 640 1 Debatik Curri 7 596 - Blendi Shkëmbi 3 189 - Elvin Beqiri 4 321 - Altin Haxhi 4 340 - Edvin Murati 2 180 2 Arian Beqaj 4 360 7 (pësuar) Lorik Cana 5 438 - Besnik Hasi 6 524 - Adrian Aliaj 3 206 -