E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misteret e derbit me numrin 121

Speciale nga Franc Hoxha

Tirana-Dinamo është kryendeshja e javës së katërt të Kategorisë Superiore, takim i programuar për ditën e shtunë (stadiumi "Selman Stërmasi", ora 15:00), ku në fushë do të dyluftojnë dy ekipe që së bashku kanë fituar 38-të trofe në 67-të kampionate kombëtare të zhvilluar në Shqipëri. Një derbi që mban numrin 121, por që na balancën e fitoreve, Dinamo 16-të herë kampione vendit, ka ende një fitore më shumë se rekordmenët e Shqipërisë: Dinamo 45 fitore (e fundit 2-0, më 12 mars 2005, me dy gola të senegalezit El Haxhi Gudjabi) dhe Tirana 44 fitore (e fundit 3-0, më 8 prill 2006, me gola të Klodian Duros (p), Bakallit dhe Mukaj). EKUILIBËR ABSLUT Dy ekipet në dhjetë ndeshjet e fundit direkte midis tyre kanë këtë një ekuilibër absolut: 3 fitore Tirana, 4 barazime dhe 3 fitore Dinamo. Madje kësaj i shtohet edhe një tjetër fakt interesant: të dy ekipet kanë fituar nga një herë kundrejt njëra-tjetrës me rezultatin 3-0, si dhe kanë arritur një barazim 3-3 (3 herë të tjera barazimi midis tyre ka qenë 1-1). POZITA TË KUNDËRTA Të dy ekipet vinë nga rezultate krejt të kundërta në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. Tirana barazoi me Vllazninë në Shkodër dhe humbi në Kupë me Cakranin, ndërsa Dinamo fitoi me Besën në Tiranë dhe gjithashtu me Ilirinë në Kupë. Në takimet e fundit në kampionat, drejtuesit e Tiranës akuzuan gjyqtarin e takimit Vllaznia-Tirana, Ervis Peza se kishte ndikuar në rezultat në favor të Vllaznisë (Peza u ndëshkua me 6 javë pezullim), ndërsa kundërshtarja e Dinamos, Besa, akuzoi gjyqtarin Kridens Meta se gjatë gjithë ndeshjes kishte punuar vetëm për fitoren e Dinamos. TRI REZULTATE Tirana kërkon me forcë të arrijë një fitore me kundërshtarë direkt për titull, kur Dinamo pas nisjes së keqe të kampionatit (me dy humbje) tashmë ndodhet vetëm dy pikë larg bardhebluve të Mirel Josës. Një fitore e bluve të Sejdinit, të plotë në këtë takim, do të sillte edhe rokadën midis dy ekipeve në tabelën e klasifikimit. Por dhe një barazim do të ishte mëse i pranueshëm për dy skuadrat kryeqytetase, të cilat shpresojnë edhe te ndonjë frenim i mundshëm i Partizanit kryesues me Besën, ndeshje që do të zhvillohet ditën e diel në Durrës. Tirana do të përballet një javë më pas (ne të 5-ën) me Partizanin, ndërsa Dinamo do të përballet në Tiranë me kryesuesin tjetër të kampionatit Shkumbinin. Tirana do të jetë në sulm pa Vioresin Sinanin (probleme në shpatull) dhe në mesfushë do të mungojnë tre lojtarë të rëndësishëm: shkatërruesi Sajimir Patushi, plejmejkëri Ervin Bulku si dhe mesfushori Klodian Duro (ende i parikuperuar). Dinamo beson shumë të frymëzimi i rigjetur i sulmuesit senegalez El Haxhi Gudjabi si dhe te forma tërheqëse e të riut Ilirjan Caushaj. ROLI I PORTIERËVE Ajo që e bën edhe më argëtuese këtë sfidë është roli i dy portierëve të ekipit kombëtar. Nëse Ilion Lika e Dinamos ka luajtur 270 minuta (6 gola të pësuar), Isli Hidi ende nuk e ka bërë një minutë lojë në kampionat, përkundrazi është veterani Nallbani që ka pësuar 6 gola në 270 minuta lojë. Tirana-Dinamo do të gjykohet nga laciani Sokol Cekaj. STATISTIKA SERIA E NDESHJEVE TË FUNDIT NË KAMPIONAT Tirana: Barazim:Elbasani-Tirana 2-2 Fitore: Tirana-Kastrioti 7-3 Barazim: Vllaznia-Tirana 1-1 Dinamo: Humbje: Dinamo-Teuta 1-3 Humbje: Luftëtari-Dinamo 2-0 Fitore: Dinamo-Besa 3-1 -------------------------- RENDITJET NË TABELË Tirana: vendi i 3-të me 5 pikë. Golat: 10-6 Dinamo: vendi i 9-të me 3 pikë. Golat: 4-6 GOLASHËNUESIT E EKIPEVE: Tirana: Salihi (5 gola), Sinani (3) Dede (1), Bulku (1) Dinamo: Gudjabi (2), Ahmataj (1, p), Deliallisi (1) --------------------------- FORMACIONET E MUNDSHME Tirana: Nallbani, Pisha, Dede, Abraham, Allmuca, Fish, Bakalli, Sefa ( (Merkoci), Pema, Salihi, Muka. Dinamo: Lika, Diop, Xhafa, Kastel, Poci, Deliallisi, Ahmataj, Vincetic, Caushaj, Gudjabi, Qorri. MUNGESAT E EKIPEVE Tirana: Klodian Duro (i dëmtuar), Sajmir Patushi, Ervin Bulku (të dy të pezulluar), Sinani (në dyshim) Dinamo: asnjë mungesë -------------------------- Gjendja e kartonave të verdhë Tirana: Pisha, Sinani, Mukaj, Salihi, Dede Dinamo: Poci, Diop, Ahamataj GJENDJA E KARTONAVE TË KUQ Tirana: Patushi, S.Bulku Dinamo: asnjë ---------------------------- DHJETË NDESHJET E FUNDIT MIDIS DY EKIPEVE 08.04.2006 Tirana-Dinamo 3-0 15.02.2006 Dinamo-Tirana 1-1 26.11.2005 Tirana-Dinamo 1-1 17.09.2005 Dinamo-Tirana 3-3 21.05.2005 Dinamo-Tirana 0-1 12.03.2005 Tirana-Dinamo 0-2 23.12.2004 Dinamo-Tirana 2-1 30.10.2004 Tirana-Dinamo 3-1 15.05.2004 Dinamo-Tirana 1-1 19.03.2004 Dinamo-Tirana 3-0 --------------------------- BILANCI I TROFEVE Tirana: 22 herë kampione, 13 herë fituese e Kupës Dinamo: 16 herë kampione, 13 herë fituese e Kupës TROFETË E FUNDIT Tirana: sezoni 2004-2005 Dinamo: sezoni 2001-2002 ---------------------------- NDESHJE NË TOTAL Tirana: 1561 ndeshje. Golat: 2716:1405 (+1311) Dinamo: 1423 ndeshje. Golat: 2372:1213 (+1159)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›