E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhje profesionisti shqiptari grabit 14 mln euro nga banka greke

Nje shqiptar dhe dy greke jane vene ne pranga pasi kane grabitur diten e djeshme nje nga bankat me te mbrojtura te Athines

Kane tronditur policine greke me menyren se si kane kryer vjedhjen por edhe pse kane treguar mjeshteri ne grabitje nje shqiptar dhe dy shtetas greke u vune ne pranga nga policia helene diten e djeshme pasi akuzohen per grabitje me arme te nje banke ne aeroportin e Athines. Sipas policise greke tre te arrestuarit akuzohen se kane kryer nje nder grabitjet me spektakolare te kryera ndonjehere ne bankat greke. Banka objektiv i vjedhjes ka qene pikerisht ne aeroportin e Athines Elefterios Venizelos qe nga shteti grek cilesohet si vendi me i ruajtur ne Greqi.

Skena e grabitjes
Pasi ka arrestuar pergjegjesit policia ka mundur te zbardhe edhe skemen e plote te vjedhjes. Sipas policise nje dite para grabitjes nje femer identiteti i se ciles mbetet i panjohur njoftoi punonjesit e bankes per riparimin e bankomatit te vendosur jashte bankes. Telefonuesja u dha punonjesve edhe emrat e teknikeve dhe oren e riparimit.

Diten tjeter shtetasi shqiptar eshte paraqitur ne hyrje te bankes pasi me pare u ka treguar punonjesve te bankes badge-n e kompanise private qe riparon bankomatet. Pasi ka mundur te futet ne banke pa i hyre asnje gjemb ne kembe 32-vjecari ka nxjerre nje pistolete ka kercenuar dhe lidhur dy punonjesit dhe drejtorin e bankes dhe me shpejtesi ka zbrazur 1.430.000 euro lsquocash 31000 dollare dhe 18000 paund britanike.
Mbasi grabiti parate 32-vjecari ka dale i qete prej bankes dhe eshte larguar nga aeroporti me nje taksi te rastit. Madje kur ka dale nga banka sipas deshmise se disa policeve punonjes ne banke ai i ka pyetur policet e shumte qe gjendeshin ne korridorin e aeroportit se ku mund te gjente nje taksi. Pasi ka marre taksi grabitesi eshte larguar i qete.

Arrestimi

Arrestimi i tre te dyshuarve sipas policise greke u be mbas informacioneve ne rruge operative qe ata kishin marre. Policia ka bere te ditur se gjate kontrollit te kryer ne banesen e 32-vjecarit dhe te dashures se tij greke ne lagjen Eksarqia te Athines u gjeten 750 mije euro dhe nje sasi dollaresh dhe paundesh britanike. Ne banese u gjeten dhe disa arme dhe jeleke antiplumb. Nderkohe ne menyre urgjente jane larguar nga puna te gjithe drejtuesit e policise se aeroportit Elefterios Venizelos. Policia ka bere me dije se te arrestuarit do ti dergohen Gjykates se Athines per mase sigurie. Fillimisht policia ka shoqeruar pese persona si te dyshuar per grabitjen. Te shoqeruarit e fundit ishin nje cift grek dhe nje shqiptar. Pasi jane marre ne pyetje ata nuk kane pranuar te kene kryer kete vjedhje. Pavaresisht kesaj policia thote se ka burime per perfshirjen e tyre ne kete grabitje. Nderkohe policia ben me dije se nje cante me 1 milion euro dhe arme eshte gjetur ne shtepine e shqiptarit ne Eksarqia. Sipas policise duket se vjedhja eshte nje bashkepunim mes nje punonjesi te sigurise se bankes nje pronareje te nje bar-kafeje ne aeroport dhe shqiptarit. Realizimi i vjedhjes u krye nga shqiptari ndersa personat e tjere kane bashkepunuar qe plani mos te kishte hapesira deshtimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›