Sms-te e celulareve Berisha Te rritet 8 here tatim-fitimi
Ministria e Financave do te pergatise ndryshimet ne pakten fiskale te lidhura me tatim-fitimin. Kreu i qeverise Sali Berisha gjate mbledhjes se djeshme te ekzekutivit ka urdheruar qe ndryshimet te behen shpejt ne menyre qe ti jepet fund abuzimeve ndaj qytetarit. Prej tri ditesh ceshtja e tarifave te larta te telefonise celulare eshte kthyer ne kryefjale te qeverise duke pasur si reference
te dhenat e servirura nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ne keto te dhena te pergatitura me konsulence te huaj rezulton qe tarifat qe ofrohen ne Shqiperi jane shume here me te larta sesa rajoni dhe me gjere.
Kompanite Celulare
Kryeministri Sali Berisha u ndal dje ne dy kategori sherbimesh ato te telefonise celulare dhe ato bankare. Sipas tij te dhenat e AKEP tregojne tarifa stratosferike nderkohe qe ligji qe do te hartohet nga Financat do te rrite proporcionalisht tatim-fitimin sipas niveleve te tarifave qe operatoret zbatojne ne praktike. Studimet qe AKEP ben me konsulencen nderkombetare deshmon se operatoret celulare i tarifojne qytetaret shqiptare me tarifa stratosferike. Kostoja e nje mesazhi eshte 5.5 leke dhe ketu konsulenti ka perfshire edhe 17 per qind te fitimit te kompanise. Keta operatore e kane shnderruar mesazhin ne bixhoz e bingo e shesin me 100 leke. Ndaj zoti minister i Financave tatim-fitimi per cdo sms do te jete 7-8 here me i madh sesa eshte sot. do impuls per biseda do te tatohet ne proporcion me heret qe eshte mbi rajonin tha kryeministri. Nderkohe qe nga ana tjeter kreu i qeverise i ka kerkuar Ministrit te Inovacionit dhe Teknologjise se Komunikimit te Informacionit Genc Pollo qe te mbledhe ne nje takim operatoret e telefonise celulare per te diskutuar rreth tarifave qe aplikojne keta te fundit.
Bankat
Sistemi bankar ka qene dje ne qender te deklaratave te kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi se me kerkese te qeverise Banka e Shqiperise eshte perpjekur te mundesoje qe bankat ne vend te kene standarde dhe norma te arsyeshme por ka ende per tu bere. Kreu i qeverise theksoi se fee-te qe zbatojne bankat per sherbimet e tyre jane tejet te larta cka i garantojne ketyre te fundit nje fitim jashte normales. Ne kemi miratuar cdo ligj e do te miratojme cdo ligj qe u nevojitet bankave per funksionimin e tyre te shendetshem e te suksesshem. Por ne menyren me te perseritur eshte insistuar qe te rishikohen tarifat fee-te te cilat perbejne gjithsej 2 per qind te te ardhurave te bankes. Te pakten kjo eshte nje statistike qe me eshte dhene ndoshta mund te jete edhe me shume. Por eshte stratosferike vleresoi Berisha. Sipas tij tarifat qe vendosin bankat ne vend jane me te larta sesa ne rajon dhe kjo nuk do te tolerohet. Edhe ne kete rast ai i kerkoi ministrit te Financave Ridvan Bode qe te rishikohet tatim-fitimi i aplikuar mbi tarifat apo ndryshe fee-te dhe te vihet ne zbatim nje tatim-fitim i rritur ne proporcion me heret e tarifave me te larta te zbatuara. Nderkaq nje tjeter detaj qe shtoi kreu i qeverise lidhej me ligjin hungarez te tatimit te bankave i cili do te meret parasysh nga qeveria shqiptare si model.
NERTILA MAHO