E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat e bankave Konkurrenca Te nderhyhet

Tregu bankar ne vend nuk ka probleme me konkurrencen por nuk mirefunksionon dhe ne kete kuader duhet te zbatohen disa instrumente qe do te garantojne transparence dhe elasticitet. Kryetarja e Autoritetit te Konkurrences Lindita Milo tha dje per gazeten se ne baze te nje monitorimi te kryer nga Autoriteti dhe me ndihmen e Bankes se Shqiperise jane nxjerre disa rekomandime qe duket se ne praktike ende nuk kane gjetur zbatim. Nga vera e vitit 2009 deri ne pranvere te vitit 2010 stafi i Autoritetit te Konkurrences zhvilloi nje monitorim ne tregun bankar. Ne qershor se bashku me Banken e Shqiperise dhe Komisionin per Mbrojtjen e Konsumatorit ne Ministrine e Ekonomise u diskutua rreth ketij monitorimi dhe rreth disa rekomandimeve por nuk u mor asnje nisme. Javen e ardhshme Komisioni i Autoritetit do te dale me nje vendim per gjetjet e monitorimit pasi kjo eshte menyra jone e qendrimit zyrtar shprehet Milo. Ajo pohon se tregu bankar nuk ka problematika te konkurrences sepse nuk eshte vene re asnje tarife e zbatuar ne bllok apo ndonje detaj tjeter qe mund te krijoje dyshime por gjithsesi ne kahun e instrumenteve qe duhen vene ne pune per te permiresuar funksionimin e tregut ka shume per tu bere. Tregu bankar ka nevoje per venien ne pune te disa instrumenteve ne menyre qe te mirefunksionojne dhe kjo ne kah te transparences se pergjithshme te sistemit bankar pasi kur nuk ka transparence tregu humbet elasticitetin e tij shprehet Milo. Gjetjet e Autoritetit duket se lidhen edhe me komisionet qe mbahen nga bankat per veprime te ndryshme bankare qe ne disa raste mund te konsiderohen te larta. Ne javen e ardhshme pritet te dale edhe vendimi perkates nga Komisioni i Autoritetit te Konkurrences lidhur me kete situate. Rekomandimet lidhur me sistemin bankar orientohen drejt Bankes se Shqiperise e cila eshte edhe autoriteti i duhur per te marre masa lidhur me cdo ndryshim apo zbatim instrumenti ne kete fushe. Per autoritetin e konkurrences sistemi bankar nuk eshte i vetmi treg ku jane shtrire monitorimet. Gjate vitit 2010 autoriteti doli me rekomandime per tregun e energjise elektrike ate te shitjes se bukes ate te prokurimit publik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›