E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon rritja e çmimit të naftës

Çmimet e naftës kanë vijuar të rriten, duke iu afruar vlerës prej 92 dollarë për fuçi, pas lajmeve për pakësimin e rezervave në Shtetet e Bashkuara, që mund të jetë tregues për rritjen e kërkesës.

Të mërkurën, qeveria amerikane raportoi se rezervat e naftës në ekonominë më të madhe në botë janë zvogeluar në 2.15 milionë fuçi, transmeton “Reuters”.

Një fuçi nafte e papërpunuar për dërgesat e shkurtit në bursën e Nju Jorkut sot u tregtua për 91.88 dollarë, ndërsa në bursën e Londrës për 98.23 dollarë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›