BB: Rritja ekonomike do të ngadalësohet në vitin 2011

Rritja ekonomike globale do të ngadalësohet këtë vit, me vende në zhvillim si India dhe Kina që do të sigurojnë pjesën më të madhe të rritjes, thekson Banka Botërore (BB).
Banka vlerëson se rritja e DGP-së globale do të jetë 3.3 për qind këtë vit kundrejt 3.9 për qind që ishte vitin e kaluar, teksa tregjet e reja do të rriten me 6 për qind. Këto norma nuk do të jenë të mjaftueshme për reduktimin e papunësisë në ekonomitë më të goditura.
Banka Botërore paralajmëroi se “tensionet dhe kurthet serioze” do të vazhdojnë. Banka gjithashtu u shpreh shumë e shqetësuar lidhur me rritjen e çmimeve të ushqimeve.
Kina parashikohet se do të ketë një rritje ekonomike me 8.7 për qind, India me 8.5 për qind, teksa vendet e pasura, kolektivisht parashikohet të kenë një rritje me 2.4 për qind.