Fshatrat turistike ligj i ri per shitjen
Keshilli i Ministrave miratoi dje disa ndryshime ne ligjin per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat bregdetare. Sipas ketyre ndryshimeve ne ligj personat e interesuar te privatizojne keto troje shteterore qe i kane marre me qira duhet te permbushin detyrimet e qirase fillimisht para se te bejne privatizimin. Nese nje subjekt nuk ka permbushur detyrimet e qirase nuk do te mund te beje privatizimin e truallit. Per personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi qe nuk kane permbushur detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase ne cmimin e kalimit te pronesise mbi truallin shtohet dhe vlera e detyrimeve te prapambetura. Detyrimet e prapambetura llogariten nga Agjencia Kombetare e Turizmit thuhet ne projektligj. Me tej ne projektligj thuhet se personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi qe kane permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase ne rast se nuk paraqesin interes per ndryshimin e pronesise se truallit nuk i nenshtrohen procedurave te parashikuara nga ky ligj. Per detyrimet qe mund te kene nga qiraja mund ta jape me vertetim vetem Agjencia Kombetare e Turizmit. Per kerkesat e depozituara nga personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi sipas nenit 5 te ligjit nr.10 186 date 5.11.2009 Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zona me perparesi turizmin per te cilat ka nisur procedura e shqyrtimit ALUIZNI kerkon nga Agjencia Kombetare e Turizmit dhe nga personi i stimuluar nje vertetim per detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase dhe zhvillimit. Agjencia Kombetare e Turizmit me hyrjen ne fuqi te ketij ligji i dergon ALUIZNI-t listen e detyrimeve te qirase qe kane personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi thuhet ne projektligj. Aktualisht eshte ne proces privatizimi i objekteve te ndertimit ne zonat turistike qe u be sipas nje ligji te vecante i cili u miratua ne Kuvend.