S’mund t’i largojë ministrat e korruptuar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar një takim me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, për të drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaçi.
Duke folur në një konferencë për gazetarë, kryetari i AAK-së ka thënë se paralajmërimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar nuk janë, sipas tij, ngjarje me rëndësi.
“Me zgjedhë ministra tashmë nuk është ndonjë ngjarje me rëndësi për vendin, ndërsa praktika qeverisëse është me rëndësi. Hetohet se kryeministri Thaçi për shkak të pozicioni personal të involvimit në fenomen të keq, një kancer për vendin, nuk mund të veprojë”, ka thënë Haradinaj, transmeton KosovaPress.
Kreu i Aleancës edhe njëherë ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si zgjedhja më e mirë, sipas tij, për të dalë vendi nga gjendja në të cilën ndodhet.