E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Snajperi" arrestohet 22 vjeçari, në kërkim një tjetër

Dy persona nga qyteti i Fierit u vunë në shënjestrën e policisë pasditen e sotme në sajë të operacionit të koduar "Snajperi".
Operacioni i policisë i cili zgjati një muaj bëri të mundur kapjen e 22 vjeçarit Eni Xhelaj, 22 vjeç, banues në Rërës të Patosit si dhe u shpall në kërkim 44 vjeçari me iniciale F.Xh.
Të dy personat dyshohen se janë të përfshirë në dy vepra penale, "Trafikim i armëve dhe municioneve" dhe " Prodhim dhe shitje të narkotikeve".
Sipas policisë thuhet se në vijim të këtij operacioni, në banesën e shtetasit me iniciale F.Xh, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një snajper izraelit G 3, një pistoletë të tipit "Zastava", një pistoletë automatike e tipit "Skorpions" , të tre këto armë zjarri të pajisura me silenciator, një sasi prej 110 gram lënde narkotike e dyshuar si e llojit Heroine si dhe dy peshore farmaceutike të masave të ndryshme.
Lidhur me këtë ngjarje dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policia e Fierit po vijon hetimet intensive.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›