Greqi, Trojka: Ulni pagën minimale në sektorin privat
ATHINE- Gjatë një takimi me ministrin grek te Punës, ekipi i Trojkës ka kërkuar zvogëlimin e pagës minimale në sektorin privat. Eshtë hera e parë që Trojka ngre një çështje të tillë dhe e ka gjetur në befasi qeverinë greke.
Përfaqësuesit e Trojkës thanë se në këtë mënyrë do të rritet konkurrenca e ekonomisë dhe zvogëlohet papunësia. Ata kanë kërkuar gjithashtu që kjo çështje të diskutohet me partnerët socialë, e nëse ata nuk bien dakord qeveria të ndërhyjë me ligje
Nga ana e tij, ministri i Punës Kutroumanis u përgjigj se kjo do të zvogëlojë fondet e të ardhurave të shtetit dhe fuqinë blerëse, duke theksuar se do të donte ta diskutonte më parë këtë çështje me kryeministrin Jorgos Papandreu dhe zëvendës kryeministrin Evangjelos Venizelos.
Trojka nuk e ka vënë këtë kërkesë si kusht për instalimin e këstit të gjashtë, por vuri në dukje se kjo është diçka për të bërë.
(m.a/BalkanWeb)