Komisioni i Ekonomisë miraton buxhetin faktit të 2010, pa opozitën
TIRANË- Ka përfunduar pas rreth 1 orë e gjysëm debate mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për buxhetin e 2010.
Pas përlasjeve PD-PS, komisioni ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës buxhetin faktit të 2010.
Përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar ministrinë e Financave dhe qeverinë për korrupsion me aksizën dhe taksat.
Ministri i Financave Ridvan Bode duke hedhur poshtë akuzat deklaroi se ekonomia shqiptare është rritur me rreth 4 %, ndërkohë që ka pasur edhe një rritje të të ardhurave si pasojë e rritjes së shpenzimeve.
Përfaqësuesja e PS në këtë komision Mimi Kodheli ka deklaruar se qeveria nuk po thotë të vërtetën në ldihje me borxhin publik, ndërkohë që ka theksuar se shifra e borxhit të Shqipërisë llogaritet me rreth 60%.
Mësohet se gjatë seancës plenare të së ejtes do ketë debate të ashpra në lidhje me këtë vendim që sipas opozitës nuk duhej të miratohej.
(e.m/BalkanWeb)