Berisha: Do të ngrihet Teatri i Komedisë e Satirës
Kryeministri Berisha premton një status dhe një skenë të re për komedinë dhe satirën. Gjatë mbledhjes së qeverisë , kryeministri Sali Berisha duke nënvizuar se këto gjini kanë njohur më pak zhvillim gjatë viteve të pluralizimit ka kërkuar nga ministri i kulturës, të përcaktojë një godinë të re për Estradën e Tiranës duke i dhënë edhe një status kombëtar. Shefi i ekzekutivit Berisha ka vlerësuar se komedia ka patur zhvillim në ekranet televizive por ka munguar skena , pasi Estrada e Tiranës është mbuluar nga pallatet dhe betonet.
Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Berisha ka kërkuar edhe ngritjen e një universiteti të ri, i cili sipas tij duhet të jetë vetëm për kualifikimin e administratës publike.
Kryeministri ka theksuar se kualifikimi i punonjësve të administratës është veçanërisht i rëndësishëm për sfidat që e presin vendin pasi të marrë statusin e vendit kandidat.